Qeveria shqiptare do të mblidhet nesër në orën 07:00 të mëngjesit në një mbledhje, ku pritet që të merren disa masa për të ndihmuar familjet në nevojë pas tragjedisë së tërmetit. Gjithashtu nesër mund të shpallet edhe gjendja e jashtëzakonshme, vendim që kryeministri Rama mbrëmjen e sotme nuk e mohoi, pasi tha se do ta mendojë.
Nesër do të jetë ditë zie kombëtare.Po ashtu edhe qeveria e JKosovës ka vendosur që ditën e nesërme ta shpall diotë zie duke ju bashkëngjitur gjysmës tjetër të Kombit në dhimbjen e përbashkët