Si në vitin 1990, si në vitin 1997, si në vitin 1998, institucionet digjen, bizneset shkatërrohen, kurse ministri flet kodra mbas bregut.
Përse duhet të dal në mbrojtje të institucioneve, pyet polici i shkretë, kur ky do të më hetojë mua dhe jo ata që djegin institucionet?
Ministri i ngjan asaj që krihet kur fshati digjet.
Ende nuk kanë kuptuar se me kë po përballen dhe për çfarë organizimi bëhet fjalë.
Jam kurioz të shoh se si ambasadat në Tiranë do të reagojnë ndaj dhunës në institucione.
A ka ndonjë vend të BE-së që nuk do që Shqipëria të anëtarësohet në BE dhe investon në trazira politike dhe destabilitet?
E di policia, e di SHISH-i, e dinë të gjitha institucionet e sigurisë kombëtare se çfarë po ndodh në Shqipëri dhe askush nuk guxon të ngrejë zërin.
Unë flas hapur, sepse nuk jam më në politikë dhe askush nuk më bën dot presion dhe shantazh.
Të tjerët në politikë nuk guxojnë të ngrenë zërin.
Një vend i rëndësishëm në BE dhe shërbimi i tij sekret, për interesat e tyre rajonale, po investojnë fort për të shkatërruar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Ky shtet ka investuar dhe investon për të prishur marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Shqipërisë.
Eeeeehhhh… Duket si teori konspirative! Po ata të ambasadës çfarë thonë?
Bazuar në sa më sipër, horrat dhe huliganët kanë marrë në dorë frenat e vendit.
E kam paralajmëruar në muajin maj 2026. /Marrë në Facebook i Edmond Spahos
