• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

“Shqiptarët, armiq të Serbisë!” Vuçiç sulmon Ramën, Kurtin, Kamberin dhe kongresmenin e SHBA

10/10/2026
in Diaspora
        
 

Aleksandër Vuçiç tregon fytyrën e vërtetë… presidenti i dorëhequr i Serbisë ka sulmuar ashpër bashkimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës për zgjedhjet parlamentare. Në një intervistë për median Informer në Beograd, ai e quan këtë zhvillim si vepër të “armiqve të Serbisë”.

“Tani për zgjedhjet, partitë shqiptare janë të bashkuara për herë të parë, sepse i bashkoi jo vetëm Kurti, por edhe të tjerë nga jashtë. Për herë të parë, të gjithë shkojnë së bashku, e vunë më të keqin dhe më të ligun midis tyre, Shaip Kamberin, në krye të listës. I bashkuan të tre partitë për të filluar çështjen e të ashtuquajturës Luginë të Preshevës dhe mendojnë se po e ngrenë atë përmes këtij mercenari të tyre, Joe Ëilson. Është pikërisht ai për të cilin N1 dhe studentët e rremë këtu janë krenarë, një mercenar klasik i shqiptarëve si Menendez. Ata do të kalojnë përmes tij, atje do të pranohen nga ambasadorë të ndryshëm. Po përpiqem shumë dhe nuk do t’i lejoj ta bëjnë këtë”, deklaroi Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë.

Ai pati një koment kritik për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ndërsa përmendi ‘Revolucionin Flamingo’, Ballkanin e Hapur dhe cili prej tyre është më i preferuari nga ndërkombëtarët.

“Arsyeja e parë ishte se duhej shkatërruar Open Ballkan, sepse Ballkani nuk duhet t’u përkasë këtyre popujve. Edi Rama nuk është sipas qejfit të tyre, është tepër i pavarur. Ata e kanë më për zemër atë sesa mua. Unë jam krejtësisht i pavarur, ndaj njerëz të tillë nuk më duan aspak, megjithëse më respektojnë. Më shumë u pëlqejnë ata në Mal të Zi. Ku bëjnë këta një shenjë, ata hidhen menjëherë për ta zbatuar”, tha Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë.

Ai gjithashtu akuzoi Kroacinë se po kërkon të ndërhyjë në çështjen e Vojvodinës në Serbi. Gjatë intervistës, Vuçiç e krahasoi disa herë veten me Sllobodan Millosheviçin, ish liderin serb që ndërmori luftëra gjenocidiale në ish- Jugosllavi. Bartësi i listës “Serbia e Bashkuar”, Aleksandër Vuçiç foli edhe për luftëra të mundshme duke përsëritur frazën se të gjithë po armatosen në rajonin tonë.


        
 
Next Post

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet sërish nafta

Rikthimi i së Djathtës në skenën evropiane: Ndryshon panorama politike në Kontinentin e vjetër

Aktorja italiane Manuela Arcuri drejt martesës me princin 82-vjeçar? Lidhja që po bën bujë në Itali

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved