• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

Shqiptari që sfidoi flakët në Greqi, Sokoli rrezikoi jetën për të shpëtuar shtëpitë e fshatit

09/08/2026
in Diaspora
        
 

Një shqiptar është kthyer në një prej protagonistëve të historive njerëzore pas zjarrit shkatërrues që përfshiu Psathën, në perëndim të Atikës.

Sokoli, emri i të cilit do të thotë “skifter”, së bashku me tre banorë vendas, Andreas, Aris dhe Aleksandros, u përball me flakët për të mbrojtur shtëpitë e zonës.

Pasditen e 3 gushtit, era ndryshoi drejtim dhe zjarri zbriti nga pylli dhe ullishtet drejt banesave. Edhe pse policia kishte urdhëruar evakuimin, katër burrat u kthyen pasi panë se flakët po afroheshin me shtëpitë.

Pa qenë zjarrfikës dhe pa pajisje profesionale, ata morën zorrët e ujit dhe çdo mjet që kishin në dispozicion për të luftuar flakët. Tymi kishte mbuluar zonën, ndërsa në disa pika zjarri arrinte deri në 30 metra lartësi.

Për orë të tëra, katër burrat luftuan për të mbrojtur banesat e lagjes dhe arritën të shpëtonin disa prej tyre.

Pas përballjes me zjarrin, Sokoli u rrëzua i rraskapitur. Me lot në sy, ai kujtoi edhe vitet e para të emigrimit në Greqi, rreth 30 vite më parë. “Erdhëm të lodhur dhe të uritur. Në fillim vendasit nuk na donin. Na përzinin. Sot, bashkë me miqtë e mi, luftuam si një ekip për të shpëtuar shtëpitë e fshatit”, rrëfeu ai.

Sot, tre dekada pas mbërritjes në Greqi, Sokoli rrezikoi jetën për të mbrojtur komunitetin ku jeton.

Gazeta “Ethnos” shkruan se për të, zjarri nuk shkatërroi vetëm banesa dhe prona. “Pylli është shtëpia jonë e parë. Pastaj ndërtuam gjithçka tjetër”, tha ai.

Historia e Sokolit dhe tre miqve të tij është një prej rrëfimeve njerëzore të zjarrit në Psatha: katër banorë të zakonshëm, pa trajnim dhe pajisje profesionale, që në vend të largoheshin, u kthyen për të luftuar flakët dhe për të mbrojtur lagjen e tyre.


        
 
Next Post

Më me qejf do të kisha votuar për zonjën nga India sesa për “emigrantin Agron nga Shqipëria”.

VIDEO/ Tensione në protestë! “Mos më prek”, protestuesja bllokon vendin e fjalimeve

Video/ Situatë e rënduar në Kakavijë, radhë e gjatë kilometrike nga makinat që duan të kalojnë në Shqipëri

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved