• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Si do funksionojë “Pasqyrë Albania”, platforma për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve?! “Flamingo” mbledh ankesat, radari gjurmon statusin e tyre

24/08/2026
in Aktualitet, Debat
        
 

Një platformë e re për komunikimin me qytetarët dhe zgjidhjen e problemeve të tyre do të jetë në qendër të qasjes së re të qeverisë. “Pasqyrë Albania”, platforma e prezantuar nga kryeministri Edi Rama në Pogradec, do të funksionojë përmes dy sektorëve, “Flamingo Albania” dhe “Radar”.

“Flamingo Albania” do të mbledhë të gjitha problematikat e qytetarëve që nuk kanë marrë zgjidhje nga administrata. Ankesat dhe kërkesat do të kalojnë në këtë sistem për t’u adresuar tek institucionet përgjegjëse.

Ndërsa “Radar” do të shërbejë për gjurmimin e tyre. Qytetari do të mund të kontrollojë në çdo moment se ku ndodhet ankesa, cili institucion po e trajton dhe në çfarë faze është zgjidhja e saj.

Synimi është që problematikat e qytetarëve të marrin zgjidhje brenda dy javësh, duke krijuar njëkohësisht një komunikim më të drejtpërdrejtë mes ministrive, bashkive dhe drejtorive të përgjithshme.

Pikërisht këtë mekanizëm kryeministri e përshkroi një ditë më parë në Pogradec si një sistem ku çdo hall apo kërkesë e qytetarit do të mund të ndiqet njësoj si një pako postare.

“Ambicia është që më herët se vonë të arrijmë në pikën që çdo kërkesë, çdo shqetësim e hall i qytetarit i drejtuar institucioneve të jetë si pako postare, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale nga dërguesi”, tha Rama teksa prezantonte “Pasqyrë Albania”.

“Pasqyrë Albania” ishte një prej pikave kryesore të takimit 7-orësh që Rama zhvilloi të dielën në Pogradec me 12 drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.

Në tryezë ishin edhe dy dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”, pjesë e asaj që socialistët e konsiderojnë një mënyrë të re komunikimi me qytetarët në mandatin e katërt.

Platforma e re rikthen në një formë tjetër një nismë të ndërmarrë nga qeveria edhe më herët. Në vitin 2018 u prezantua portalin e Bashkëqeverisjes me “Shqipëriaqëduam.al”, me synimin për të adresuar ankesat dhe problematikat e qytetarëve me administratën.


        
 
Next Post

VIDEO/ Mos u merrni me hundën time! Rama-qytetarëve: Shtrembërimi i saj, shenjë nga tentativa e krimenelëve të Berishës për të më fshirë nga faqja e dheut! S’ka lidhje me drogën

Do ta pushtoj Mykonosin dhe do t'ia jap Erdoganit të gatshëm?! Zbardhen bisedat e kreut të një rrjeti të trafikut të drogës me anëtarët e organizatës në Greqi

VIDEO/ Shfaqja qesharake si protestë para Kryeministrisë degjeneron do ditë me nga një episod dhune fizike ose verbale! Një mashkull godet me shkop një grua! Shoqërohet në komisariat

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved