Shpeshherë faqet anonime në rrjetet sociale dhe portale të parëndësishme përdoren nga struktura politike apo financiare për të goditur një kundërshtar. Rasti më klasik i kësaj skeme të përdorur gjerësisht në Shqipëri është portali “Dosja.al” dhe faqja anonime (deri më sot) Lolita.
Të dy janë të lidhur bashkë përmes një personi, Desada Metajt, drejtuesja e Zyrës së Propagandës në PD, që bashkëdrejton rrjetin e komentuesve me profile fallco.
SI LIDHEN FAKTET?
Një sulm banal ndaj drejtoreshës së Inspektoriatit Shëndetësor Kundër Duhanit Vjollca Braho zbuloi plotësisht skemën e bashkëpunimit Dosja.al- Lolita.
Më 23 janar 2020, portali Dosja.al publikoi një zinxhir shkrimesh që godisnin drejtoreshën Vjollca Braho. Nevoja për të përhapur goditjen, dekonspiroi anonimatin e Lolitës dhe rrjetin e ngritur nga Desada Metaj.
Postimet e mëposhtme në foto faktojnë se portali Dosja.al dhe faqja Lolita e organizuan së bashku sulmin ndaj drejtoreshës së ISHSH-së Vjollca Braho në datat 23 dhe 24 janar.
Sulmi nisi në 23 janar, ditën kur dy inspektorë të Vjollca Brahos gjobitën me 3 milionë lekë të vjetra lokalin e Bella Napoli me pronar Vojo Bregun. Ky është një nga njerëzit më të afërt të LSI-së, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, kur ajo drejtohej nga LSI.
Dokumenti më poshtë tregon gjobën 3 milionë lekë të vjetra që inspektorët antiduhan i kanë vendosur picerisë së Vojo Bregut.
Kjo gjobë, e firmosur nga inspektorët Johana Sinani dhe Evald Bejaj nxiti sulmet ndaj drejtoreshës Vjollca Braho dhe dy inspektorëve njëkohësisht.
Portali Dosja.al dhe faqja “Lolita” në Facebook u shfaqën si të ishin një person që drejtonte sulmet, sepse Vojo Bregu ka lidhje edhe me Dosjen, edhe me Lolitën. Pika lidhëse është Desada.
Nga njëra anë ai është kontribues i rëndësishëm i portalit Dosja.al, siç dëshmojnë eksponentë të LSI. Financimi prej miliona lekësh i jep akses të plotë në faqe për t’i bërë reklamë aktiviteteve të veta tregtare, të nisë sulme personale hakmarrëse, si ky ndaj Vjollca Brahos, të godasë politikisht këdo që është në listën e zezë të LSI apo të Desada Metajt. Kush i njeh, e di se të dy, Vojo dhe Desada janë miq të ngushtë prej më shumë se 20 vjetësh, pavarësisht lëkundjeve të herëpashershme.
Vojo Bregu është personi që doli garant te çifti Meta-Kryemadhi për Desada Metajn pas 2013-ës, kur LSI erdhi në pushtet me PS, duke i siguruar të ardhura të majme me punë personale dhe familjare. Lidhja e tyre u konsolidua, kur Desada Metaj e prezantoi me Lolitën dhe të tre bënin xhiro me Range Rover në bllok.
Këtë faqe anonime në Facebook me një nunër të lartë ndjekësish deri pak kohë më parë, e kanë përdorur të dy për të vënë gjoba për gati 3 vjet. Përmes Lolitës së Desada Metajt dhe të Vojo Bregut janë goditur biznese rivale, janë denigruar kolegë të Desadës, armiq personalë të saj, janë ndërmarrë sulme kundër kompanive private për qëllime përfitimi, janë sulmuar politikanë të ndryshëm, kryesisht gra, por edhe vetë Lulzim Basha, bashkëshortja e tij dhe bashkëpunëtorë të familjes Basha, derisa Desada Metaj, nën shantazhin e Lolitës sa saj dhe të Vojo Bregut siguroi aksesin që i duhej tek familja Basha.
Fushata dengruese e koordinuar ndaj drejtoreshës së Shëndetit Publik nuk lë vend për dyshim se dyshja Vojo Bregu i LSI-së dhe Desada Metaj (ish) marrëse zarfash nga LSI bashkëpunojnë përmes kontrollit të portalit Dosja.al dhe faqes në Facebook dhe Instagram Lolita.
Së fundmi, kanë edhe një bashkëpunëtore të re, deri dje viktimë e Lolitës së Desadës. Ajo quhet Odeta Male, drejtore marketingu në kompaninë e familjes Basha “Landamark”.
Zyra e Propagandës së Partisë Demokratike, e bashkëdrejtuar nga Desada Metaj dhe Odeta Male ka në plan të zgjerojë aktivitetin e Lolitës, por për këtë investigimi ende nuk ka mbaruar./CNA.al