• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

S’janë Bajrajt, deklarata e fortë e Hoxhës: Familja kriminale që bën ligjin në Shkodër, kontrollon politikën, biznesin dhe gjithçka tjetër

25/09/2018
in Aktualitet, Kronike
22       
 
22
Shares

Artan Hoxha, iu rikthye edhe njëherë operacionit të policisë “Oaz” në Shkodër, ku u arrestuan 11 anëtarë të bandës kriminale “Bajri”. Hoxha tha në Report Tv se edhe pse u godit fisi Bajri, nuk dihet se kush janë rivalët e tyre.

Sipas tij, Bajrajt nuk janë më të fortët në Shkodër, pasi një familje tjetër bën ligjin në kryeqendrën e veriut falë lidhjeve të forta politike dhe ata kontrollojnë tenderat, kontrollet ndaj biznesit, si dhe punësimet në administratë.

“Opozita e ka akuzuar vazhdimisht mazhorancën që ka përdorur bandën e Bajrave në Shkodër për të pasur akses në elektorat që anon nga e djathta, dhe sipas opozitës janë dy mandate që i ka dhënë familja Bajri, dhe ata si shkëmbim i kanë dhënë imuniteti që nuk prekeshin dhe nuk goditeshin nga policia. Është interesante edhe pozicioni i tyre, sepse grupi i parë që u godit në Shkodër, se atje janë disa grupe shumë të forta, është ky grupi që akuzohet që ka lidhje me të majtën. Ky grup u godit gjithandej dhe shumë lehtë, dhe e di pse, sepse ata ishin rrugëve pasi mendonin që kanë mbështetje nga e majta dhe s’kanë prova. Menduan se nuk do t’i godasin, por i goditën të parët në mirëbesim dhe sipër.

Mes këtij grupi është edhe një pjesëtar i tij. Safet Bajri në 2013 ishte në krahun e PD-së, ndërkohë pjesa tjetër kanë qenë me PS-në. Kjo tregon që ata nuk kanë bindje politike. Raporti që kam unë këtu i zv/ministrit të Brendshëm, thotë katër grupet që janë në Shkodër, familja numër një nuk rezulton Bajri, është një familje tjetër që ka lidhje shumë të forta, ndikon në dhënien e lejeve të ndërtimit, kontrollin e bizneseve dhe shumë punësime në administratën shtetërore. Goditja shumë mirë që u bë, por problemi është se duhet të jetë e thellë dhe gjithëpërfshirëse. Politika ka tentuar të shfrytëzojë këto kohë situatën e krimit në Shkodër, por krimi nuk ka ngjyrë. Nëse deri tani do t’i shkojmë kësaj logjike, nëse u godit grupi “Bajri”, po rivalët e tyre kush janë? Pse nuk është goditur grupi tjetër? Nga 6 vrasjet e fundit në Shkodër akuzohen këta, po për pesë të tjerat?

Tregtarët në Shkodër kur u arrestua grupi i gjobëvënësve u ankuan në polici. Sepse nëse do paguanin kamera sigurie dhe polici private u kushtonte shumë më tepër sesa u paguan grupeve kriminale dhe nuk kishin garancinë që u jepnin të fortët e qytetit. Nëse në Shkodër u goditën Bajrajt, me kë ishin në konflikt ata? Ajo bandë nuk lufton me Policinë e Shtetit, por me bandat rivale. Kush është banda tjetër? Janë Licajt. A është arrestuar njeri nga Licajt? Jo, asnjëri. Janë rihapur dy vrasje të vitit 2001 dhe 2002. Nuk janë hetime që zbardhin ngjarjet e fundit”, tha gazetari Hoxha.


22       
 
22
Shares
Next Post

Zbulohen votat e shqiptarëve për “FIFA Best Player”, FIFA zbulon edhe lojtarin që është kapiten i Shqipërisë

Mbyllet një epokë, zgjidhet lojtari më i mirë i vitit

Munguan në “FIFA Best Player”, Kapelo bën për një “lek” Mesin dhe Ronaldon: Lojtarë që nuk kanë respekt

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved