• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, July 6, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Sport

Skandal/ Hiqet pezullimi i Balogun, sulmuesi i SHBA-së luan kundër Belgjikës në Botëror! Trump: Faleminderit FIFA

July 6, 2026
in Sport
        
 

Një vendim surprizë i FIFA-s rrezikon të shkaktojë polemika dhe debat në Kupën e Botës 2026. Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka pezulluar dënimin e Folarin Balogun, i cili u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e fazës së 1/16-ave mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bosnjës, pas një ndërhyrjeje ndaj Muharemovic. Në një duel, sulmuesi i SHBA-së përfundoi duke shkelur keq rivalin dhe u ndëshkua me karton të kuq, por tanimë amnistohet nga FIFA.

Si rrjedhojë, qendërsulmuesi do të jetë në dispozicion të Mauricio Pochettinos për ndeshjen e 1/8-ave kundër Belgjikës, e cila do të luhet nesër në orën 02:00 (me orën shqiptare).

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, reagoi në rrjetet sociale duke shprehur kënaqësinë për rikthimin e sulmuesit.

“Faleminderit FIFA-s që bëri gjënë e duhur dhe korrigjoi një padrejtësi të madhe”, shkroi ai.

Pezullimi i Balogun, vendimi i FIFA-s

Sipas rregullores, kartoni i kuq i dhënë nga arbitri brazilian Raphael Claus, pas rishikimit në monitor, do të sillte automatikisht një ndeshje pezullim për sulmuesin amerikan.

Megjithatë, FIFA aplikoi për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni nenin 27 të Kodit Disiplinor, i cili parashikon se:

“Organi gjyqësor mund të vendosë të pezullojë, plotësisht ose pjesërisht, zbatimin e një mase disiplinore.”

Bëhet fjalë për një lloj pezullimi me kusht, i ngjashëm me rastin e Cristiano Ronaldos pas goditjes me bërryl ndaj O’Shea gjatë humbjes së Portugalisë kundër Irlandës në eliminatoret e Botërorit. Atëherë, Ronaldo ishte dënuar me tre ndeshje pezullim, por dy prej tyre u pezulluan, në mënyrë që të mos rrezikohej pjesëmarrja e tij në fazën e grupeve të turneut.

Rregullorja përcakton gjithashtu se:

“Nëse lojtari që përfiton nga pezullimi i dënimit kryen një tjetër shkelje me natyrë dhe rëndësi të ngjashme gjatë periudhës së provës, pezullimi do të revokohet dhe dënimi do të zbatohet, pa paragjykuar sanksionet shtesë për shkeljen e re.”

Kjo është dispozita nga e cila do të përfitojë Folarin Balogun, autor i 3 golave dhe 1 asistit në 4 ndeshje në këtë Kupë Bote.


        
 

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In