• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Skandalet nuk kanë fund!Jona Shaba është spiunia që i jep dosjet Brisit të Monikës: Agjentja pjesë stafit Anti-korrupsion të Ulsi Manjës

August 11, 2022
in Aktualitet, Debat
        
 

Deri tani është dyshuar e përfolur, se dokumentet e aferës së landfilleve, Monikës e spiunit Ilir Metaj ia jepte një ish-ministër, por në fakt, sipas një investigimi që ka bërë “Pamfleti”, rezulton se ia jep një “mikeshë apartamentesh konfidenciale” e Brisit dhe ish-vartëse e saj te tatimet.

Spiunia quhet Jona Shaba, prej 7 muajsh emëruar shefe sektori te Njësia Anti-Korrupsion në Ministrinë e Drejtësisë, strukturë përbërëse e Kabinetit të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, që ka ekskluzivitetin të kontrollojë e të tërheq çdo dokument në institucionet qeveritare.

Mikesha dhe “agjentja” Jona Shaba e Brisit të Monikës, është në sektorin e verifikimit të denoncimeve që bëhen për koncesionet e PPP, dhe fshehtas fotokopjon çdo dokument që merr për landfillet te Agjencia e Koncesioneve, tatimet, doganat e kompanitë private.

Nga 1 kopje, ia dorëzon Brisit, Shefes Anti-korrupsion të Partisë së Lirisë, e cila fillimisht ia dorëzonte Monikës, ndërsa tani ia dorëzon krye-spiunit të partisë, Ilir Metaj, i cili ia jep përsëri Brisit të dalë t’i lexojë nëpër televizione, meqë është “brisk” nga goja.

Nuk është rastësi, që Monika Kryemadhi, ka filluar t’i publikojë dokumentet tatimore e doganore për landfillet pas muajit shkurt 2022, kohë që përputhet me emërimin e mikeshës së Brisit në Njësinë Anti-Korrupsion te Kabineti i Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Me letrat që dorëzon “agjentja” Jona Shaba te Partia e Lirisë, kanë lidhje deklarimet e Monikës, spiunit Ilit Metaj e Brisit, se në vijim do nxjerrin letra edhe për aferat e tjera korruptive.

Spiunia Jona Shaba e ka perfeksionuar stilin e marrjes së dokumenteve, duke i futur dhe në zona intime kur del nga zyra; siç duket i ka dhënë eksperiencën e tij, krye-spiuni Ilir Metaj.

Si janë lidhur e çfarë kanë bërë sëbashku, dy “Sh”-ët Shehaj e Shaba e çfarë u ka zbuluar KLSH?

Të dyja kanë qenë kasiere në “Fibank”, ndërsa në muajin tetor 2013, kur Brisida Shehaj u bë Drejtoreshë e Tatimeve, mikeshën e saj Jona Shaba e bëri Drejtoreshë të Burimeve Njerëzore.

KLSH zbuloi, se Brisi e kishte emëruar me dokumente false dhe pa konkurs e me një Vendim Prove nr. 215, datë 13.11. 2013, ndërsa më pas, në shkelje të ligjit e emëroi drejtoreshë defintive me Vendim 379, datë 31.01.2014, me dokumente sikur kishte bërë trajnime e konkurs.

Në konkluzionet KLSH, Brisit iu la detyrë që brenda 3 ditësh, ta largonte mikeshën saj nga detyra, mbasi emërimi i saj nuk kishte asnjë përputhje me kriteret e shërbimit tatimor, por Brisi nuk e largoi, madje i shtoi dhe sektorin e Shërbimeve Ekonomike e Mbështetëse në Tatime.

Po kështu, KLSH, konstatoi se Jona Shaba kishte bërë6y 237 emërime në shkelje të ligjit, shumica me dokumente false për eksperiencë në tatime dhe me diploma ekonomi-finance, juridiku e trajnimesh false, madje duke i trajtuar me paga të kategorisë së lartë.

Mirëpo për aq kohë sa Brisi ishte drejtoreshë, nuk e largoi mikeshën Jona Shaba, mbasi siç thotë një raport i SHISH e Anti-Krimit Ekonomik Financiar, “Bleta e artë” e Bablokut e përdorte për emërime klenteliste, nepotike e me lekë, por edhe si seksere “çeqesh” te bizneset me probleme e ato që donin favore për falsifikim bilancesh, zhdukje detyrimesh, bordero e fatura tatimore false.

Me largimin e Brisit nga tatimet, më 16 dhjetor 2016, u largua dhe mikesha Jona Shaba nga detyra e dopjo drejtoreshës, por me ndihmën e Brisit që u emërua Drejtoreshë te Investimet Strategjike, qëndroi në tatimet e Tiranës si nëpunëse e thjeshtë deri në muajin maj 2018.

Pas ikjes nga tatimet, bashkë me Brisin hapën biznesin fantazmë “ALBAUS Trading Center”, nëpërmjet të cilit filluan pastrimin milionave që vodhën në tatime; ndërsa më 10 shtator 2019, Jona Shaba konkuroi për postin Drejtoreshë Ekonomike e Burimeve Njerëzore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por u dogj ngaqë nuk kishte treguar, se KLSH i kishtë dhënë masën “Shkarkim”.

Nuk e dimë, se si në muajin shkurt 2022, mikesha e Brisit ka depërtuar në Njësinë Anti-korrupsion të Kabinetit të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, por dimë që çdo letër për landfillet dhe dosje të tjera korrupsoini, ajo e dorëzon te kryespiuni Ilir Metaj.

Bablok, prandaj ka dalë ajo fjala e urtë: “O balo të hëngërt tënja, e ke të keqen përbrenda”./Pamfleti


        
 
Next Post

Haki Çako aferë 4 milionë euro me Kujtim Lamin për shuarjen e zjarreve nga ajri, kompania fituese fantazmë, pa asnjë mjet dhe me 200 mijë lekë kapital

Komisari Engjëllush Avdulaj i vetmi që denoncoi Elvis Martinajn, si u kërcënua me vdekje

Pse Sadriu ka të drejtë?! Ja si treshja Erges, Qemal e Alfred Paza vjedhin miliona euro me Berberin e Ballukut të ARRSH! Vetëm për rrugën e vjetër Fier-Vlorë përlanë 2 milionë euro me ofertën më të lartë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In