• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Skenografia me “trofetë e SPAK”, sheshi me armiqtë e SPAK

December 1, 2025
in Aktualitet
        
 

Mero Baze

Nëse një i huaj, që nuk e njeh retorikën e Berishës kundër SPAK dhe drejtësisë së re, do të shikonte sot skenografinë e “foltores” me 50 vetë para kryeministrisë, do të mendonte se ajo është një OJQ nga këto që mbështesin SPAK me donatorë perëndimorë. Skenografia paraqiste një kabinet të tërë qeveritar të Edi Ramës të veshur me rroba burgu, ku ishin të gjithë zyrtarët e lartë të akuzuar nga SPAK, përfshi dhe zonjën Balluku.

Pra e vetmja krenari e Foltores në bulevard ishin “viktimat” e SPAK, ata të cilët ai ka akuzuar dhe ka çuar për gjykim gjatë viteve të fundit, të cilat Foltorja i paraqet si trofe të saj.

Për dikë që nuk e di historinë e marrëdhënieve të Berishës me SPAK, mund të entuziazmohej nga kjo skenografi duke menduar se Berisha po e lavdëron atë dhe në fjalimet e tij.

Pastaj nis fjalimi i Berishës i cili pak a shumë u thoshte atyre nëpunësve të tij në bulevard, se tani e tutje nuk duhet të shpresojmë më nga SPAK apo Gjykata, se tani është koha jonë.

Pra i vetmi bilanc i deritanishëm i opozitës është bilanci i SPAK kundër qeverisë. Skenografia ishte e gjitha e konceptuar “me trofetë e SPAK” nga radhët e qeverisë, ndërsa sheshi i mbushur me rreth 50 vetë që janë të gjithë urrejtës të SPAK.

Por për të qenë korrekt me SPAK, në atë skenografi duhet të shtohej edhe Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Ilir Meta, Fatmir Mediu dhe ndonjë tjetër që është në listë pritjeje nga opozita, pavarësisht se Flamurit nuk i bën dora të veshë veten me rroba burgu.

Kështu që PD duhet ta ndajë mendjen nëse do të krenohet me bilancin e SPAK apo bilancin e vet kundër qeverisë.

Se kjo historia që u mburren demokratëve për betejën kundër qeverisë, me betejën e SPAK dhe pastaj shajnë SPAK e ikin në shtëpi, i bën edhe qesharakë.

Tani ose t’i veshë të gjithë të akuzuarit e SPAK me kostum burgu dhe t’u thotë demokratëve që SPAK është i poshtër pasi na ka barazuar edhe ne me qeverinë, ose të mbajë atë skenografinë e sotme me fotot e ministrave të burgosur dhe të thotë që SPAK po na shpëton fytyrën në opozitë. Derisa të forcohet ky Salianji.


        
 
Next Post

Komedia e PD-së, sot në mëngjes protestuan kundër SPAK, në mbrëmje protestojnë pro SPAK

Kryeministri Edi Rama thotë se në asnjë moment nuk po i ushtron presion Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut, por thotë se ka qëndrimet e tij në publik i ka mbajtur si palë në këtë ...

I hoqën dënimin me burg përjetë Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë kthen në Apelin e GJKKO-së vendimin për pushimin e hetimeve për 3 gjyqtarët

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In