• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Socialistët i kërkuan të dorëzojë mandatin,! Neomalsorja deliron: Mandati ka ardhë në vend të vet, shpërndani parlamentin po të doni! Unë do fitoj në Tiranë bashkë me kecin tem!

June 16, 2026
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Pas furtunës së reagimeve që pasoi largimin e saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Marjana Koçeku ka zgjedhur t’u përgjigjet kritikëve socialistë me një sfidë politike. Deputetja tha sot se nuk ka ndërmend të dorëzojë mandatin dhe madje ftoi shumicën të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku reagoi ndaj zërave që i kanë kërkuar të heqë dorë nga mandati i deputetes, me argumentin se ai u sigurua falë renditjes së saj në listën e mbyllur të PS në qarkun e Shkodrës.

“Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet”, shkruan ajo.

LEXO EDHE:
Yzeiri për largimin e Koçekut nga PS: Përgjegjësinë të mos e kërkojmë tek Mariana! Protestat për Zvërnecin? Greqia dhe Irani mezi e pritën këtë ditë
Më tej, deputetja sfidon hapur socialistët që kanë vënë në dyshim peshën e saj elektorale.

“Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka. Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë. Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde”, shkruan deputetja.

Reagimi i saj vjen një ditë pasi njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS dhe kalimin si deputete e pavarur. Vendimi shkaktoi debat të gjerë në rrjetet sociale dhe brenda radhëve socialiste, ku figura të ndryshme i kërkuan publikisht të dorëzojë mandatin me argumentin se mandati nuk është pronë personale, por rezultat i votave dhe besimit të marrë nën siglën e PS.

Pavarësisht kritikave, Koçeku ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të tërhiqet, duke e kthyer debatin për mandatin në një përplasje të drejtpërdrejtë politike me ish-partinë e saj.


        
 
Next Post

Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

6 paradokset e protestës: Kur revolta kundër sistemit bie në kurthin e kontradiktave të veta

Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In