• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kronike

Sot bota e medias humbi një nga gazetaret më të jashtëzakonshme! Zëri i gazetares së Radio Tiranës Afërdita Selimi nuk do dëgjohet më!

22/02/2024
in Kronike
        
 

Zëri që ka shoqëruar shqiptarët për vite me radhë në Radio Tirana për çështjet sociale dhe ekonomike nuk do të dëgjohet më.

Gazetarja e njohur e Radio Tirana, Afërdita Selimi mbylli sot sytë përgjithmonë. Afërdita u shua në moshën 68-vjeçare pas një beteje të gjatë më sëmundjen e rëndë të kancerit.

Sot bota e medias humbi një nga gazetaret më të jashtëzakonshme dhe kontribuese të shquar në fushën e informacionit dhe gazetarisë ekonomike.

Ceremonia e Homazheve për Afërdita Selimin do të mbahet në ambientet e RTSH, ditën e premte 23 Shkurt, ora 10:00-11:00, tek Holli i Radio Tiranës, në vendin ku ajo punoi gjatë gjithë jetës.

Por kush ishte Afërdita Selimi dhe cilat janë kontributete e saj në gazetari

Afërdita Selimi u lind në Tiranë në vitin 1955 dhe kreu arsimin e mesëm në gjimnazin Petro Nini Luarasi në vitin 1974.

Studimet e larta i zhvilloi në fakultetin e Shkencave Politike, Dega Gazetari, duke diplomuar në vitin 1977. Pas kësaj, ajo filloi rrugëtimin e saj në fushën e gazetarisë, fillimisht nga gazeta lokale “Shkëndia” në Lushnjë në vitin 1977 dhe më pas si gazetare në Radio Tirana në vitin 1981.

Gjatë kësaj periudhe dhe pas saj, Afërdita Selimaj u shqua për kontributin e saj në trajtimin e ngjarjeve dhe problematikave kryesore të ditës në radio dhe televizion, duke përfshirë kronika dhe shënime mbi ekonominë dhe zhvillimet aktuale.

Afërdita shquhej për përkushtimin në emisionet sociale-ekonomike, duke kontribuar me pasion edhe në shumë fusha të gazetarisë radiofonike dhe televizive. Aferdita ka qenë një ndër themelueset e gazetarisë ekonomike në Shqipëri, pas ndryshimit të sistemit.

Ajo, ka qenë frymëzim dhe mbështetje për të gjithë gazetarët, e veçanërisht ata të fushës ekonomike. Për të përmendur disa nga veprat që Aferdita i la pas, mund të veçojmë emisionet televizive në RTSH, si “Cikli Otranto 97”, “Shqiptarët dhe fajdet”, Telereportazhi “Expo 98 dhe Shqipëria”, realizuar në Lisbonë te Portugalisë. Në vitin 2000, ajo u emërua Drejtore e Departamentit të Lajmeve në Radio Tirana, pozicioni që e mbajti deri në gusht të vitit 2003.

Në vazhdim, ajo ka drejtuar sektorin për bashkatdhetarët në Radio Tirana. Në vitin 2003, e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, Afërdita ka qenë Kryetare e parë e Bordit të Monitorimit të Medias, pranë KQZ-se. Gjithashtu, gazetarja e RTSH-së Afërdita Selimaj, ka qenë e vetmja gazetare pranë ekipit negociator shqiptar në Gjenevë, për antarësimin e Shqipërisë në Organizatën Botërore të Tregtisë. Nga viti 1998 e në vazhdim, ka drejtuar Lidhjen e Gazetarëve Ekonomike të Shqipërisë, LEGA. Afërdita Selimaj në vitin 2021, nderohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin “Mjeshtër i Madh” për kontributin e vyer si gazetare dhe drejtuese e Departamentit të Informacionit në ‘Radio Tirana’.

E para grua në krye të Lidhjes së Gazetarëve Ekonomikë të Shqipërisë, u shndërrua në një figurë të ndjekur brenda dhe jashtë vendit për zërin e spikatur dhe aftësinë në drejtimin e emisioneve të lajmeve. Përveç kësaj, i është dhënë çmimi “Vangjush Ganbeta” nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, për raportin më të mirë radiofonik, për problemet ekonomike.

U zgjodh Ambasadore e Paqes nga Federata Ndërkombëtare për Paqen në Botë në vitin 1999. Në 2011, ishte anëtare e trupit drejtues në Katalogun e sipërmarrjes së grave Shqiptare në Bruksel. Afërdita Selimaj, edhe pas daljes në pension, vazhdoi të kontribuojë në fushën e gazetarisë dhe informacionit përmes pjesëmarrjes në shumë programe dhe projekte mediatike.

Me ndarjen e saj nga jeta, humbëm një nga gazetaret më të jashtëzakonshme dhe kontribuese të shquar në fushën e informacionit dhe gazetarisë ekonomike. Ne kolegët e saj do ta vazhdojmë ta kujtojmë me respekt, duke e vlerësuar lartë kontributin e Afërdita Selimaj në zhvillimin e medias shqiptare.

Kush ishte Afërdita Selimi, zëri i Radio Tirana që s’do


        
 
Next Post

Denoncuesi i aferës së CEZ-DIA, juristi Romeo Kara, ka dy fjalë për protestën: Me shejtanin në krye nuk mund të shkohet në rrugë të Zotit!

Në kutijm të aktorit dhe sportistit durrësak, legjendës Ramazan Njala në ditën e lindjes

Beso i “Dorës së Ngrohtë” ka ditëlindjen! Çfarë bëhet me aktorin e dashur Artur Gorishti?

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved