Dy liderët e 5 Yjeve dhe të Legës, Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini, pasi u morën vesh dje për temat më kryesore për një bashkëqeverisje të mundshme të Italisë pritet që të biend dakord sot edhe për emrin e kryeministrit dhe t’i japin vendit një qeveri pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Ndërkohë, politikani dhe kritiku i artit Vittorio Sgarbi, i cili prezantoi dje në Torino librin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, “Kurban”, ua ka këshilluar atë dy protagonistëve kryesorë të zgjedhjeve të fundit italiane, pikërisht në prag të formimit të qeverisë së re.
I intervistuar nga gazeta “La Stampa”, Sgarbi u shpreh:
Një këshillë letrare për Di Maion dhe Salvinin? Sigurisht librin e Edi Ramës, “Kurbanin”: historinë e e një politikani, që sot është kryeministri i Shqipërisë por që ka qenë edhe kryebashkiak. Përveç Salvinit që ka qenë eurodeputet dhe këshilltar bashkiak në Milano, për Di Maion e kam thënë gjithnjë se që të bëhet kryeministër dikush që nuk ka qenë asnjëherë as këshilltar bashkiak, më duket një ide ekstravagante. Më pas u këshilloj atyre të lexojnë “Thesarin e Italisë”, librin tim në gjashtë vëllime. Një politikan nuk mund t’i lejojë vetes që të mos njohë Cassetta-n, Lorenzetti-n ose Martini-n. E kam pyetur edhe Grillo-n, ai nuk më është përgjigjur asnjëherë por ndoshta sot e di, duke qenë se i ka hyrë studimit.
Sgarbi i këshillon “Kurbanin” e Edi Ramës Di Maios dhe Salvinit
Sgarbi e mbylli duke folur Di Maion dhe Salvinin: “Sa i takon të tjerave uroj që ata të dy… ose më skatë nuk uroj asgjë”.
Të thuash se bën kryeministrin në emër të së bukurës, të artit, të qytetërimit, është diçka ekzaltuese për mua, por e vërtetë. Pra nuk ëthë se jemi takuar rastësisht. Ai në njëfarë mënyre ka interpretuar atë që unë e kam menduar gjithnjë. Ai ia ka dalë kurse, unë jo. Kështu që do ta sugjeroja librin e kryeministrit shqiptar që kemi këtu, Kurbanin.