• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Spaho për fitoren e AfD: Mos i quani neonazistë! E djathta tradicionale ose të ndryshojë, ose fundi i saj do jetë i palavdishëm

07/09/2026
in Blog
        
 

Nga Edmond Spaho

AfD në Gjermani fitoi thellë në shtetin e Saksoni-Anhalt, atje ku problemet e Gjermanisë janë më të mprehta dhe më të thella.

Ndryshimi drastik i elektoratit në këtë shtet duhet të jetë sinjal për të djathtën gjermane që të kuptojë që politikat e tyre ekonomike, sociale dhe të sigurisë kanë dështuar.

E djathta gjermane ka rreth 20 vjet që bashkëqeveris me të majtën dhe e kanë zhytur vendin në stanjacion ekonomik, në kaos social për shkak të emigrantëve, lulëzim të krimit dhe humbjen e rolit të Gjermanisë në Europë. Sot nuk dallon dot se ku mbaron e djathta dhe ku fillon e majta.

E djathta gjermane prej kohësh po shquhet nga mungesa e theksuar e lidershipit, nga ardhja në krye e drejtuesve mediokër, pa formim dhe ide se çfarë duhet të bëjë Gjermania për të përballuar problemet e shumta me të cilat ndeshet.

Thelbi i paaftësisë së të djathtës gjermane dhe në tërësi i të djathtës në Europë, është që me politikat që ofrojnë janë bërë më të majtë se të majtët, kurse e majta ka rrëshqitur në anarkizëm dhe marksizëm.

Qytetarët europianë, gjermanë, francezë, anglezë janë të pakënaqur me mënyrën si drejtohen shoqëritë e tyre.

Ose e djathta duhet të ndryshojë thelbësisht, ose AfD dhe forca të tjera të së djathtës ekstreme do të vijnë në pushtet.

Mos i gënjeni qytetarët që AfD është neonaziste.

E djathta ekstreme është kundër zhdukjes së identitetit të shoqërive të tyre. Ata nuk janë kundër emigracionit, por janë kundër atyre emigrantëve që duan të ndryshojnë karakterin e shoqërive perëndimore dhe t’i bëjnë ato si shoqëritë nga ata vijnë.

E djathta ekstreme në Europë nuk është fashiste, por është e djathta tradicionale e paaftë për t’u përballur me realitetin që po ndryshon dhe të gjejë zgjidhje. Për të ruajtur pozitat e tyre në qeverisje shpikin akuza të tilla me shpresë që do t’u hedhin hi syve qytetarëve dhe do të vazhdojnë të ruajnë status quo-në.

Populli nuk i do më dhe do të përfundojnë edhe më keq nëse nuk ndryshojnë qasjen e tyre ndaj problemeve me të cilat përballet Gjermania, veçanërisht ekonomia, emigracioni dhe siguria e rendi në Gjermani dhe Europë.

Qëndrimi i partive politike në Gjermani për të penguar AfD të qeverisë, duke hedhur poshtë mbështetjen që i kanë dhënë qytetarët, do t’u kthehet atyre në bumerang.

Asgjë nuk mund të dalë mbi vullnetin e qytetarëve. Kjo po duket qartë jo vetëm në Gjermani, por edhe në Francë, Angli dhe Itali, ku rënia e të djathtës tradicionale është katastrofike.

E djathta e qendrës në këto vende është në dështim të plotë dhe qytetarët po i japin atë që ata meritojnë.

Ose do të ndryshojnë, ose fundi i tyre do të jetë i palavdishëm.

Unë nuk mendoj që ardhja e të djathtës ekstreme në pushtet është fundi i demokracisë dhe i shoqërive pluraliste.

Aq më pak të mendoj se ata janë fashistë.

Fashizmi sot po lulëzon tek e majta ekstreme.

Për fat të keq, e djathta e qendrës po e konsideron lulëzimin e ekstremit të majtë në shoqëritë tona si zhvillim normal dhe po e mbështet.

Fashizmi lind kur shoqëria shkel rregullat që ka vendosur për qeverisjen e vendit. Atij që fiton shumicën duhet t’i jepet mundësia të qeverisë edhe si qeveri e pakicës, kur të tjerët refuzojnë koalicionet.

Fashistë janë këta që protestojnë në Tiranë dhe duan të rrëzojnë qeverinë legjitime nëpërmjet rrugës dhe revolucionit dhe që Sali Berisha, për turpin e tij, i mbështet.

Rendi dhe shoqëria e mykur europiane ka nevojë urgjente për shkundje si kjo në Gjermani.

T’i japim mundësinë edhe ekstremit të djathtë të qeverisë, sepse në këtë mënyrë e djathta e qendrës mund të gjejë fillin që e ka humbur prej 20 vjetësh.

Kjo është demokracia që duam. Qëndrimet penguese ndaj AfD janë pararojë e lindjes së fashizmit!


        
 
Next Post

Edhe tre ditë për t’u bërë pjesë e rrjetit MIA! Rama thirrje gazetarëve dhe punonjësve të mediave: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

Vizita në Moskë e Kiev, Witkoff: Përparim në bisedime! Burnham: SHBA-Britani, angazhim për armëpushimin

Beyonce feston 45-vjetorin me një gjest të rrallë: Dhuron 2 milionë dollarë për Muzeun e Studios në Harlem

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved