• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SPAK e blinduar nga të gjitha anët, ja detyrimet që kanë punonjësit e thjeshtë, të gjithë në monitorim

August 18, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Struktura e Posaçme Antikorrupsion pritet të jetë model për shumë vende të rajonit dhe BE. Përveç monitorimit që do u bëhet gjyqtarëve dhe prokurorëve, kontroll të rreptë do ketë dhe për punonjësit. Sipas ligjit, punonjësit e thjeshtë janë të detyruar të bëjnë deklarim financiar vjetor në Inspektoratin e Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktin e Interesave. Mosdeklarimi ose deklarimi jo i plotë apo i rremë përbën shkak për pezullim të menjëhershëm dhe shkarkim të mundshëm. Po ashtu, janë të detyruar t’i dorëzojnë oficerit përgjegjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit deklaratën e heqjes dorë nga privatësia.

Punonjësit kanë detyrimin e vazhdueshëm të përditësojnë deklaratën, sipas nevojës dhe të deklarojnë çdo konflikt interesi te kancelari, te gjyqtari apo te prokurori përkatës. Mosdorëzimi apo mospërditësimi i deklaratës apo deklarimi jo i plotë apo i rremë përbën shkak për pezullim të menjëhershëm dhe shkarkim të mundshëm. Gjithashtu kanë detyrimin e vazhdueshëm t’i deklarojnë drejtorit apo oficerit përgjegjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit ose Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme çdo kontakt me persona, të cilët i kanosin, u ofrojnë ryshfet apo para për të marrë informacion ose në këmbim të veprimeve që kanë lidhje me një hetim apo çështje të zyrës. Mosdeklarimi i këtyre kontakteve ose deklarimi jo i plotë apo i rremë përbën shkak për pezullim të menjëhershëm dhe shkarkim të mundshëm. Duhet të ruajnë konfidencialitetin dhe sekretin e dëshmitarëve, provave, dokumenteve dhe të çdo informacioni tjetër në lidhje me hetimet e zyrës, me përjashtim të rasteve kur këto informacione janë bërë publike në përputhje me ligjin. Shkelja e këtij detyrimi përbën shkak për pezullim të menjëhershëm dhe shkarkim të mundshëm. Punonjësit e administratës gjyqësore të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar u nënshtrohen dispozitave përkatëse të ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”. Ndërsa punonjësit e administratës së prokurorisë pranë Prokurorisë së Posaçme u nënshtrohen

dispozitave përkatëse të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.


        
 
Next Post

Deputetët e PS këmbëngulin te shkarkimi i Ilir Metës, Kreshnik Spahiu argumenton se pse nuk do ndodhë

Ilir Meta ka diskredituar institucionin e Presidencës, ta harrojë se i shpëton SPAK, do e fundosë pasuria

Incidenti me spanjollët rastësi: Edi Rama nxjerr videon dhe zbulon ç’po ndodh në pikat kufitare të vendit

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In