• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SPAK tmerron LSI, partia e presidentit shton sulmet dhe kërcënimet ndaj Prokurorisë Speciale

January 25, 2021
in Aktualitet, Debat
        
 

Lëvizja Socialiste për Integrim u është rikthyer sulmeve dhe akuzave ndaj Prokurorisë Speciale. Duke marrë shkas nga përgjimet e mafies italiane ku flitet se disa persona kanë lidhje me politikanë në Shqipëri, ai ka kërkuar që SPAK të hetojë, ndërsa nuk ka kursyer akuzat e presionet.

“SPAK është sot i thirrur në provë, në provën e tij më të vështirë dhe provën e ekzistencës së tij. Për të thënë nesër që kemi një institucion që mund të ndjekë e të dënojë krimin qeveritar, korrupsionin në nivelet më të larta, apo kemi një institucion të bërë njësh me ta e siguron alibinë e tyre.

Provat deri tani janë dëshpëruese. Kemi parë sesi SPAK nga një institucion që dënon veprimet, kthehet në një institucion që këshillon. Dhe rasti i tenderave të Ministrisë së Shëndetësisë, ministri e cila përmendet në përgjime si pjesë e aferave të dhjetëra tenderave të dhëna një personi të vetëm.

Pra SPAK si heton këta tendera të bëra në kohën e pandemisë, në hallin më të madh të shqiptarëve, e ku çmimet e mallrave të blera, të respiratorëve dhe kiteve ishin 3 herë më të larta se çmimi i tregut, këshillon që kjo të mos ndodhë më”, tha Vasili.

Më tej ai ka përmendur dosjen e vjedhjes së votave, ai e cilësoi akt të turpshëm mbylljen e saj. “Ashtu sikurse SPAK mbylli dosjen e turpshme 184, ku vjedhja e zgjedhjeve kishte brenda nga Kryeministri, ministra, deputetë, drejtorë, çfarë të doni.

Por kemi edhe atë SPAK që u katandis tek 184, që u çonte fletë arresti të vdekurve. Njëherë e përgjithmonë ky SPAK nuk mund të vazhdojë më kështu. Përballë ka një kauzë të jashtëzakonshme. Mafia Ndrangheta ka rrëmbyer qeverisjen e Tiranës dhe të Shqipërisë dhe bëjnë ç’të duan. Gropat e hapura anë e kënd nëpër Tiranë, janë gropat ku hidhen kolonat e mafies dhe Ndranghetës në mes të kryeqytetit, në mes të Shqipërisë”, tha nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.


        
 
Next Post

Ndryshon ligji për pastrimin e parave, futen në skaner ambasadorët, familjarët dhe të afërm të politikanëve, nis gjurmimi i parave

Plani i integrimit, ndëshkimi i Adriatik Llallës kyç për negociatat, të ngelurit në veting rrezikojnë sekuestrim pasurie, ja dokumenti

Moska dhe Beogradi në alarm nga Shqipëria e Madhe, nisin sulmet nga frika e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In