Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar foton e kryedemokratit Lulzim Basha në darkë me disa analistë e intelektualë të njohur. Foto e publikuar më herët nga neësbomb.al, u shfaq dhe në emisionin Open ku Salianji ishte i ftuar. Ish-deputeti tha se ata intelektualë që shihen në foto me Bashën kanë mbrojtur kauza të drejta si Teatri Kombëtar. ‘Këta janë intelektualë që kanë mbrojtur një nga kauzat më të drejta sic ishte mbrojtja e Teatrit Kombetar.
Mund ta shihni foton dhe ti referoheni gazetave apo portaleve që i kanë publikuar’, tha Salianji, ndërsa ministrja Spiropali i preu hovin me ironi. ‘Këta ishin ata që do ta mbronin opozitën me trup. Ca nga pishinat, Ca në Lalzi, ca në plazh, ca me birra, revoliucioni po fiton, u shpartallua Edi Rama dhe mori 768 mijë vota në zgjedhjet e 30 qershorit’, ironizoi Elisa Spiropali.