• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Stërvitje e përbashkët SHBA-Serbi? Shteti më demokratik në botë “trondit” themelet me vendimin e fundit

April 7, 2023
in Aktualitet
        
 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) mirëpresin vendimin e Serbisë për të organizuar një stërvitje ushtarake me partnerët e saj globalë të paqes. Kështu ka thënë Ambasada e SHBA-së në Serbi për Radion Evropa e Lirë (REL).

“Ne jemi të lumtur që jemi pjesë e Ujkut të Platinit ”, ka thënë kjo ambasadë.

Autoritetet në Serbi kanë bërë përjashtim nga moratoriumi për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake me partnerë të huaj, për të zhvilluar stërvitjen “Ujku i Platinit 23”.

Bëhet fjalë për stërvitje taktike ndërkombëtare, në të cilën marrin pjesë edhe anëtarët e aleancës së NATO-s, përfshirë SHBA-në.

Në përgjigjen e Ambasadës amerikane për Radion Evropa e Lirë, thuhet se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin ushtarak me Serbinë dhe respektojnë shumë ushtrinë serbe dhe udhëheqjen e saj.

“Ne angazhohemi për një partneritet të fuqishëm dypalësh ushtarak dhe mbrojtës me Serbinë, të fokusuar në qëllimet tona të përbashkëta për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe globalisht”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Serbi.

Gjithashtu, është shtuar se puna e përbashkët ndërton lidhje miqësie dhe besimi që u mundësojnë të dyja palëve të kontribuojnë së bashku për paqen.

Kremlini: Rusia do t’i përcjellë me kujdes stërvitjet e Serbisë dhe NATO-s

Ndërkohë, Kremlini njoftoi se stërvitjet ushtarake që Serbia do t’i zhvillojë me trupat e NATO-s “nuk do të kalojnë pa u vënë re” në Rusi.

“Sa u përket stërvitjeve, sigurisht që do t’i përcjellim me shumë kujdes”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov.

Siç raporton Beta, Peskov shtoi se Beogradi “është nën presion të paparë për ta tërhequr Serbinë në anën e atyre që i përmbahen qëndrimit anti-rus”.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka njoftuar më 5 prill se në mesin e qershorit do të mbahet stërvitja “Ujku i Platinit” në jug të Serbisë, në të cilën do të marrin pjesë ushtritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Serbisë dhe dhjetë vendeve partnere.

Serbia vendosi një moratorium për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake me partnerë të huaj, në shkurt të vitit 2022, disa ditë pasi Rusia filloi agresionin e saj kundër Ukrainës fqinje.

Asokohe, Beogradi zyrtar njoftoi se nuk do të vendosë sanksione kundër Rusisë, por edhe se Ushtria e Serbisë, duke pasur parasysh politikën e neutralitetit ushtarak, i pezullonte të gjitha stërvitjet ushtarake me partnerët e huaj, si nga Lindja ashtu edhe nga Perëndimi, deri në një vendim të ardhshëm.

Më 5 prill, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i tha Radios Evropa e Lirë se moratoriumi mbetet në fuqi, ndërkaq stërvitja “Ujku i Platinit” është një përjashtim nga ai moratorium./rel


        
 
Next Post

“Asgjë nuk na ndan dot, as Lori"! Pas sherrit me Kiarën, Efi nxjerr zbuluar strategjitë e produksionit të "BBVA" (Video)

Kreshnik Spahiu zbulon se ku ndodhet celula antiamerikane dhe çfarë ndodh nëse SHBA nuk e shkatërron

"Wow! Aurela Gaçes i ndodh e papritura live në koncert (Video)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In