Grupe studentësh shqiptarë të yshtur nga opozita e rrugës, vazhdojnë të protestojnë, për hapjen e universiteteve dhe ndalimin e mësimit online. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri, sepse shumica e vendeve të Europës asqë kanë ndërmend t’i hapin auditoret.
Përjashtim bënë Franca por kjo gjë nuk u është dukur anormale dhe e pranueshme studentëve francezë, të cilët kanë zhvilluar protesta, për mbylljen e shkollave
Protesta të dhunshme u regjistruan mëngjesin e së hënës pranë një shkolle në Compiègne pranë Parisit ku qindra nxënës dolën për të kundërshtuar mbajtjen e shkollave hapur në një kohë kur vendi po kalon një moment të vështirë për shkak të pandemisë.
Sipas studentëve, mbajtja hapur e shkollave përbën një rrezik shumë të madh për shëndetin e tyre dhe personave që i rrethojnë.
Policia lokale konfirmon se 4 persona janë arrestuar për incidentet e rënda, ndërsa të paktën një efektiv ka mbetur i lënduar. Sipas policisë sjellja e disa prej protestuesve ishte e papranueshme.
Në disa video të postuar në rrjetet sociale shihen grupe të rinjsh që përpiqen të dëmtojnë makinat e policisë pranë shkollës së mesme “Mireille Grenet”.