• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Sport

Superliga/ Dinamo me hap kampioni, fiton 2-1 kundër Egnatias dhe mbyll 2024 në krye! Tirana ‘buzë greminës’, Laçi e përmbys 3-1

December 22, 2024
in Sport
        
 

Superliga shqiptare e futbollit vijoi këtë të shtunë me ditën e dytë të raundit të 19-të. Në Laç vendasit përmbysën 3-1 Tiranën duke konfirmuar krizën e bardhebluve. Në 16:30 në “Elbasan Arena” Dinamo mposhti 2-1 Egnatian dhe merr kreun e renditjes e vetme.

Në “Elbasan Arena” Dinamo fitoi 2-1 kundër Egnatias. Me këtë sukses Blutë e Ilir Dajës janë të vetëm në krye të renditjes dhe e mbyllin 2024 në krye. ‘Nëndetësja’ kaloi në epërsi pas 26 minutash lojë me Itodo, ndërsa zbulimi Nani dyfishoi në pjesën e dytë. Edison Ndreca shkurtoi shifrat për kampionët në fuqi të Shqipërisë dhe 23 minutat e mbetura ishin interesante, por në fund Dinamo siguroi tri pikët. Tanimë ekipi i Ilir Dajës prin Superligën me 34 pikë, një më shumë se Partizani. Egnatia me 30 pikë mbetet në vendin e katërt.

Në stadiumin e Laçit vendasit treguan karakter dhe siguruan tri pikë duke përmbysur 3-1 Tiranën. Ndreca në minutën e 40-të shënoi për bardheblutë, që e mbyllën pjesën e parë në avantazh. Më pas vendasit u kundërpërgjigjën me dopietën e Uilliam në minutat 47-të dhe 51, si edhe golin e Traore. Me 20 pikë Laçi parakalon Tiranën dhe merr vendin e 7-të, duke lënë bardheblutë në vendin e tetë me 18 pikë dhe me vetëm dy fitore këtë sezon. Për klubin më të titulluar në Shqipëri kjo ishte humbja e pestë këtë sezon dhe sheh si shpëtim merkaton e janarit për mos përsëritur makthet e rrëzimit nga kategoria.

Kujtojmë se Superliga nisi dje me dy duele, Skënderbeu 0-2 AF Elbasani dhe Partizani 2-0 Vllaznia. Të hënë në orën 16:30 luhet Teuta – Bylis.

Superliga, raundi 19-të:

E premte, 20 dhjetor 2024

16:30 Skënderbeu 0-2 AF Elbasani

19:00 Partizani 2-0 Vllaznia

E shtunë, 21 dhjetor 2024

13:30 Laçi 3-1 Tirana

16:30 Dinamo 2-1 Egnatia

E diel, 22 dhjetor 2024

16:30 Teuta – Bylis


        
 
Next Post

Skandali “i fabrikuar”: Si vorbullat mediatike fshehin atë që ndodh vërtetë

Mori pas vetes zemërimin e publikut, Parashqevi Simaku i del në mbrojtje Pirro Çakos

Reperja e njohur shqiptare deklaron se ka shitur trupin: Nuk kam dashuruar kurrë! Nuk i'a jap dikujt që nuk të jep diçka që mund të kesh përfitim

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In