• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Surprizat e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, nga senatori i parë mysliman te një gay! Gratë demokrate bëjnë histori, Dhoma e Përfaqësuesve drejt kryetarit të parë afroamerikan

05/11/2026
in Bota
        
 

Fitorja bindëse e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit solli edhe surpriza. Për herë të parë, në Senatin amerikan u zgjodh një mysliman, i cili pas sulmeve të republikanëve iu drejtua me ironi zv.presidentit Vance: “Habibi”. Fitore korri edhe burri i parë i deklaruar gay që zgjidhet senator, i cili festoi përkrah bashkëshortit të tij.

“Miçigan, ia dolëm!” Me këto fjalë e nisi festimin Abdul El-Sayed, 42 vjeç, mjeku që bëhet myslimani i parë i zgjedhur në Senatin amerikan. Demokrati mundi republikanin Mike Rogers, pas një fushate ku besimi i tij fetar u bë objekt sulmesh.

Trump dhe aleatët e tij e lidhën me ekstremizmin dhe Vëllazërinë Myslimane, akuza që El-Sayed i mohoi. Kundërshtimi i tij ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Izraelin ishte gjithashtu në qendër të përplasjes politike.

Pas fitores, përgjigjja e tij shkoi drejtpërdrejt te Vance.

“JD, habibi, çfarë ironie e këndshme që je i detyruar nga Kushtetuta të më betosh në janar”, tha ai.

Ai gjithashtu i drejtoi një mesazh të ashpër Trumpit.

“E di që e ke të vështirë ta shqiptosh emrin tim, ndaj, pasi JD të më betojë, mund të më thërrasësh thjesht senator”, tha El-Sayed.

Një tjetër moment që tërhoqi vëmendjen erdhi nga Nju-Hempshëri. Chris Pappas, që mundi republikanin John E. Sununu, bëhet burri i parë i deklaruar gay i zgjedhur në Senat. Në skenën e fitores, demokrati falënderoi bashkëshortin, Vann Bentley.

“Jam njeriu më me fat, sepse jam i martuar me burrin që dua. Dhe pavarësisht të gjitha sulmeve dhe gënjeshtrave, është mirë të dish se dashuria dhe e vërteta mbizotëruan sonte”, tha ai, duke përqafuar bashkëshortin.

Në Kansas, surprizën e solli një pastor. Adam Hamilton mundi senatorin republikan Roger Marshall, megjithëse Trump dhe Vance shkuan në shtet për të mbështetur rivalin e tij. Hamilton bëhet demokrati i parë i zgjedhur senator nga Kansasi në 94 vjet.

Ai dhe James Talarico, fituesi demokrat i garës për Senat në Teksas, e vendosën besimin e krishterë në qendër të mesazhit të tyre për solidaritet dhe kujdes ndaj të varfërve.

Në Xhorxhia, ish-kryebashkiakja e Atlantës, Keisha Lance Bottoms, mundi miliarderin republikan Rick Jackson dhe bëhet gruaja e parë me ngjyrë e zgjedhur guvernatore në historinë amerikane.

Në Nju-Meksiko, Deb Haaland, pjesëtare e komunitetit Laguna Pueblo dhe ish-sekretare e Brendshme e administratës Biden, bëhet gruaja e parë nga komunitetet e amerikanëve vendas.

“Dua që çdo fëmijë që na sheh ta dijë se ëndrrat e tij kanë rëndësi”, tha ajo pas fitores.

Nga komunitetet e amerikanëve vendas vjen edhe Peggy Flanagan, e cila fitoi në Minesota dhe bëhet gruaja e parë e këtij komuniteti e zgjedhur në Senatin amerikan. Ndërsa në Teksas, Gina Hinojosa rrëzoi republikanin Greg Abbott dhe do të jetë guvernatorja e parë latine e shtetit.

Në Ohio, Amy Acton mundi republikanin Vivek Ramaswamy dhe bëhet gruaja e parë e zgjedhur guvernatore e shtetit. Ramaswamy u kritikua për një spot elektoral ku nëna e Acton e quante të bijën gënjeshtare. Ato nuk kanë më marrëdhënie që kur nënës iu hoq kujdestaria, pasi bashkëshorti i saj kishte përdhunuar Acton kur ishte 12 vjeçe. Guvernatorja nuk është vetëm gruaja e parë që mban një detyrë, por edhe demokratja e parë në 20 vjet.

“Shërimi nis sot”, tha ajo pas fitores.

Në Nju-Jork, Aber Kawas bëhet gruaja e parë amerikano-palestineze e zgjedhur në Senatin e shtetit. Socialistja demokrate bëri fushatë për banesa të përballueshme, mbrojtjen e emigrantëve dhe kundër financimeve amerikane për Izraelin.

“Bëmë historinë”, shkroi ajo.

Në Kaliforni, Xavier Becerra mundi ish-prezantuesin e Fox News, Steve Hilton. Ish-sekretari i Shëndetësisë i administratës Biden bëhet guvernatori i parë me origjinë hispanike që nga viti 1875, megjithëse në fillim të garës vetë drejtuesi i partisë së tij i kishte kërkuar të tërhiqej.

Në Nevada, Aaron Ford rrëzoi republikanin Joe Lombardo dhe bëhet guvernatori i parë afroamerikan i shtetit. Ndërsa në Karolinën e Jugut, pediatrja Annie Andrews bëhet gruaja e parë e zgjedhur në Senatin amerikan nga ky shtet.

Një tjetër emër mund të hyjë në histori në janar. Hakeem Jeffries është favoriti për t’u bërë kryetari i parë afroamerikan i Dhomës së Përfaqësuesve. Vendimi do të merret me votë kur të mblidhet Kongresi i ri.


        
 
Next Post

Pilo u bëhet makth skuadrave të mëdha, i shënon edhe Realit në Champions! Goli i Muriqit përmbys Liverpool-in në Stamboll

Como shkruan historinë e Italisë në Champions: "Masakron" Lens-in! Fiton City, Napoli dorëzohet pa kushte ndaj Porto-s

"Berisha n’burg"! Në studio sulm "Flamingove": I kapën për fyti kur thërrisnin, donin të na zëvendësonin, por ne e mbajtëm gjallë protestën!

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved