• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Syri” dhe mediat e Berishës mbi 29 lajme në home page vetëm për manipulime: vetëshpallen humbës ende pa bërë zgjedhjet

May 11, 2025
in Aktualitet, Debat
        
 

Ndodh prej disa ditësh, por sot ka arritur kulmi kur media e Sali Berishës, Syri.net, por edhe mbështetës të tij në portale e komente online po vetëshpallin humbjen në zgjedhje me pesimizmin dhe denoncimet nga jugu në veri për “grabitje” të votës. Edhe vetë Sali Berisha e ka thyer heshtjen zgjedhore duke u prononcuar për “grabitje” elektorale që më pas, të verifikuara kanë rezultuar të pavërteta.

Mbi 29 lajme në home page vetëm për manipulime, blerje, vjedhje… E nisin me Vlorën ku akuzojnë Vullnet Sinajn, pastaj me Gjirokastrën duke akuzuar policinë, e më pas mbështetës së PD “qajnë” në tryezat e OSBE-së duke paraqitur informacione që duket se vetëm ata i dinë. Pastaj kthehen në Tiranë që denoncojnë manipulime, e më pas zbresin me lajme nga Fieri po me manipulime.

Njëri pas tjetrit lajmet e Syri.net dhe analiza e komente të mbështetësve të Berishës vizatojnë një skemë të zezë sikur Shqipëria në këto zgjedhje të mos vëzhgohej nga askush dhe asnjë. Me gjithë SPAK-un e angazhuar, vëzhgesit e partive politike, OSBE-ODIHR, të gjitha OJF-të në gatishmëri, Syri dhe gazetarët e tij një ditë para zgjedhjeve arrijnë të realizojnë rekordin e lajmeve që krijojnë idenë e manipulimit të votës. Pesimizëm dhe përgatitje terreni për mosnjohjen e votës?

Nëse PD po përgatit një terren të tillë harron se sot, në Shqipërinë e 2025, nuk është më një parti që ka ekskluzivitetin e opozitës. Të denoncosh manipulime para se të fillojnë votimet është kulmi i pesimizmit. A po i nxit ky disfatizëm mbështetësit e PD-së të shkojnë të votojnë? Apo bëhet fjalë për boomerang i fundit?


        
 
Next Post

Tiranë, më 16-17 maj mbahet samiti ekonomik ndërkombëtar për 'të ardhmen e Europës'! Do të inagurohet nga Rama e Macron

Berisha thyen heshtjen zgjedhore - Reagon KQZ: Të ndalohet çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale

VIDEO/ Qytetarët përplasen me Nokën dhe Vokshin në Vorë, votuesi: O mashtrues, keni vrarë njerëz dhe fëmijë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In