Sytë janë kthyer nga shkenca, vaksina është shpëtimtari që mezi po pritet dhe njerëzit presin me padurim që të dalë, por informatat në këtë drejtim janë të ndryshme.
Nga Italia vjen një lajm i cili sjell shpresë, sepse vaksina është në rrugë të drejtë për t’u krijuar, por kohëzgjatja e saj nuk është ajo që pritej.
“Normalisht, koha mesatare për një vaksinë që të tregtohet është dy deri në tre vjet. Me këtë rast mendoj se kohërat do të jenë shumë më të shkurtra, sigurisht jo ato të zakonshme për një vaksinë”, deklaroi një anëtar i Komitetit Tekniko-Shkencor në Itali.