Reperi shqiptar Mozzik, tri ditë më parë ka publikuar një këngë me titullin Madonna. Kënga ka 4.6 milionë shikime, vetëm në tri ditët e para. Por, ajo ka shkaktuar debate të forta, për shkak të tekstit të saj.
Trafik droge dhe vrasje, pasuria marramendëse e anëtarit të klanit ‘Duka’ dhe dy të tjerëve në ‘sitën’ e OFL-së (Zbardhen detajet)
Përveç mediokër, ai është edhe banal, ndërkohë që fjalët nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Ditën që kjo këngë dilte në treg, këngëautori i njohur Elton Deda, fliste për keqkatandisjen e muzikës shqiptare.
“Ne kemi shumë pak këngë që kanë një poezi të mirë, shumica e atyre që qarkullojnë janë tepër vulgare. Është e frikshme sepse kur flasim për artin, flasim për formën më të lartë të estetikës njerëzore.
Tregu i lirë nuk ka nevojë të frenohet, tregu i lirë rregullohet me ndërgjegjësimin edhe të muzikantëve edhe të politikave.
Aktivitetet duhet të fillojnë nga morali, në fund të fundit ka shumë moral brenda, arti jep mesazhe përmes tij. Shumica e njerëzve janë të lodhur, të varfër dhe arti jep mesazhe për t’ja pakësuar këto.
Në çdo klub që shkojnë serviret e njëjta muzikë. Duhet ndryshuar mentaliteti, ka gjëra të reja në këtë botë, ka gjëra shumë të bukura, nuk është vetëm një model.
Kemi gjetur model të keq, këngët që dëgjojmë në radio kanë të njëjtin beet, të njëjtin tekst, të njëjtën muzikë, si turke e përzier me otoman dhe kjo nuk është e mirë nëse do shohim civilizimin perëndimor”, shprehej Elton Deda.