Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca pas kryeministrit Rama i ka dorëzuar progres raportin me rekomandimin pozitiv për Shqipërinë edhe Presidentit Meta. Meta mirëpriti rekomandimin e përsëritur të KE që Shqipëria të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian, me shpresën që ky rekomandim të marrë edhe miratimin e vendeve anëtare.
“Kënaqësi të takoja sot ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, z. Luigi Soreca, me rastin e publikimit të Raportit të Progresit për Shqipërinë nga Komisioni Europian. E mirëprita dhe e përshëndes rekomandimin e përsëritur të KE që Shqipëria të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian, me shpresën që të marrë edhe miratimin e vendeve anëtare” shkruan Meta.
Kreu i Shtetit uroi gjithashtu për fitoren e qartë të forcave pro-europiane gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Europian, si inkurajim për të gjitha vendet që aspirojnë integrimin europian. Komisioni Europian rekomandoi pa kushte hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.
Mogherini u shpreh se ‘Shqipëria është gati, negociatat të çelen sa më shpejtë! Rekomandimi ynë bazohet në çështje teknike, jo në kriza politike”. Ndërsa Hahn tha se ‘Reformat duhen shpërblyer nga BE’. Kreu i PPE, Kukan shigjetoi opozitën ‘Të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit’.
Por fjala e Ilir Metës nuk i lë mangut asnjë presje fjalës së Sali Berishës pas perdeve si ish kryeplehra dixhitale ku Meta deklaroi se:
E mirëprita dhe e përshëndes rekomandimin e përsëritur të KE që Shqipëria të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian, me shpresën që të marrë edhe miratimin e vendeve anëtare” shkruan Meta.
Ndërsa Berisha:
Kesaj radhe nuk besoj se do kete eurokrate apo europarlamentare qe do vijne te mashtrojne shqiptaret siç bene fillim korrikun e vitit 2018 se negociatat u hapen. Me bindjen time Keshilli i Ministrave do mbaje te njejtin qendrim qe mbajti vjet ndaj rekomandimit te Komisionit Europian dhe do rendise se paku edhe njehere 13 kushtet e meparshme per tu plotesuar nga Shqiperia. Pra siç shihet të dy njerzit m♪ë të akuzuar në Shqipëri tallen me Europë me shprehjen rekomandim i përsëritur dhe europianë të pabesueshën… duke e paraqitur si hidhërim gëziminë për moshapjen e negociatave.