Ilir Meta iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, pas akuzave të forta të këtij të fundit në seancën plenare, ku tha se Presidenti takohet skutave me subjektet e OFL.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Likja si flori i pastër tha se i vetmi person me rekorde k.riminale që ka takuar, për shkak të detyrës, është kryeministri Edi Rama.
Mirëpo Edi Rama është kryeministri i Shqipërisë dhe deri sot askush nuk ka dëgjuar të ketë ndonjë akuzë nga organet e drejtësisë dhe jo nga lehësit e LSI-së dhe babalet e Lulisë.
Siç duket Meta e ka për ndonjë Ed tjetër, se ky që thotë, është shumë larg t’i rrijë pranë, me akuzat që ka “alias” presidenti Ilir Meta në kurriz.
Pas 30 vitesh del një i marrë, ose disa të marrë. O zotëri, në këtë vend ka një parim, që te zgjedhjet jemi të barabartë, edhe ti që je shumicë, edhe ne që jemi pakicë. Shumicë të përhershme kishim 50 vite.
Unë nuk kam shqetësim se PD e LSI do humbasin në zgjedhje, por ka shqetësimin se nga Shqipëria po largohen shumë njerëz.
I vetmi person me rekorde k.riminale që mund ta kem takuar, për shkak të detyrës, është Edi Rama. Lëri përrallat që thotë ai. Unë jam President dhe ruhem.
Jam në Presidencë, jam te shtëpia ime, te Pallati i Brigadave, te rezidenca në Durrës dhe maksimumi te shtëpia në Lalëz.
Rama gënjen pa hapur gojën, jo kur e hapën gojën. Ai ka ngritur murin e Rilindjes kundër integrimit evropian.
Ai ka frikë dhe t.merr nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë dhe në radhë të parë nga socialistët, ndaj i mban listat e mbyllura.
Ai ta thotë kur të dojë se kë kam takuar unë, sepse ai gënjen. Unë pyes qytetarët: Kush i futi t.rafikantët e d.rogës e p.rostitucionit në Parlament? Kush iu doli për zot atyre që kishin nga 3-4 emra?”, u shpreh Meta.