• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Të ngelurit në veting në alarm! Nisin të shesin pasuritë nga frika e hetimeve dhe sekuestrimit: Monitorim nga SPAK dhe prokuroritë e rretheve

May 14, 2021
in Aktualitet, Debat
        
 

Një pjesë e emrave të ngelur në veting kanë nisur të shesin pronat. Dosjet e Prokurorisë së Posaçme për ish-gjyqtarët Bashkim Dedja, Shkëlzen Selimi dhe Fatos Lulo kanë hedhur dritë edhe mbi hetimet që po kryhen mbi persona të tjerë. Në total janë 10 ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese që po hetohen.

Por në dosjet e SPAK bëhet me dije se kanë lindur dyshime se disa po shesin pasuritë për të shmangur sekuestrimet dhe për të humbur gjurmët nëse nisin hetime.

SPAK në dosjen e saj shprehet se ka pasur dyshime të forta se Lulo, Dedja e Selimi mund të shisnin pronat prandaj u kërkua sekuestro preventive për ta, duke mos lejuar asnjë lloj tjetërsimi. SPAK ka treguar me fakte në dosjen kundër Selimit, pasi shprehet se babai i tij menjëherë pasi Lulo u shkarkua nga detyra, ka nisur të shesë prona. Ish-gjyqtari disa prona i ka pasur në bashkëpronësi dhe të babait, prandaj SPAK ka sekuestruar dhe disa prona të këtij të fundit.

Kjo për të ndalur shitjet e tyre. Sipas informacioneve, masa do të merren edhe ndaj 7 emrave të tjerë, pasi ka dyshime se edhe ata mund të shesin pronat që u kanë dalë të pajustifikuara. SPAK me anë të një kontabilisti po kontrollon me shumë detaje të gjitha deklarimet e pasurive të gjyqtarëve dhe atje ku ka probleme do të merren masa.

Mënyrat për të justifikuar paratë

Ajo që vihet re nga të dhënat e SPAK, por dhe nga Qendra Kombëtare e Biznesit, të ngelurit në veting kanë nisur tratativat për të humbur gjurmët e pasurisë, kjo për të shmangur hetimet apo sekuestrimin e tyre. Lëvizja e parë është ajo e shitjes së pronave. Gazeta ka mësuar se ka dhe emra të tjerë që kanë shitur prona dhe për këtë arsye një pjesë e madhe e të ngelurve në veting po mbahen në monitorim. Në këtë proces nuk po angazhohet vetëm SPAK, por edhe prokuroritë e rretheve.

Një tjetër rrugë që po ndiqet për të justifikuar paratë është ajo e fushës së avokatisë. Shumë nga të ngelurit në veting apo të dorëhequrit kanë hapur zyra avokatie. Ka shumë nga ata që e shohin si strategji të tyre për të justifikuar pasurinë nëse një ditë hetohen nga prokuroria. Nëse shohim të dhënat e QKB, i pari që iu fut botës së avokatisë është Bashkim Dedja. Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese kaloi fazën e parë të vetingut, por ngeli në Apel për shkak të problemeve me pasurinë. Shtëpia në plazh, që ia sekuestroi dhe SPAK, i hapi shumë punë. Tjetër emër është ish-gjyqtari i Tiranës, Artan Lazaj.

Ai u shkarkua nga detyra në janar të vitit 2019 me vendim të formës së prerë nga KPA. Po ashtu në lista ka emra si: Adriatik Cama, Antoneta Sevdari, Rovena Gashi, Ramadan Troci, etj. Sipas të dhënave të QKB shumica e zyrave të avokatisë janë hapur gjatë viteve 2019 dhe 2020. Përveç emrave që janë shkarkuar nga vetingu, janë dhe 5 të tjerë që janë dorëhequr nga detyra dhe i janë futur fushës së avokatisë. Arjana Fullani, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë dhe bashkëshortja e Ardian Fullanit rezulton sipas QKB që ka hapur zyrë avokatie.

Ajo u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë dhe për pasojë i shpëtoi dhe vetingut. Një tjetër emër është Mirela Fana edhe kjo ish-anëtarë e Gjykatës së Lartë. Në QKB rezulton se ajo është bërë bashkëpronare në zyrën e avokatisë së bashkëshortit. Mes emrave është dhe ai i ish-kryeprokurorit të Tiranës Petrit Fusha. Edhe ai ka hapur zyrë avokatie.

Ja veprat penale që kanë kryer të shkarkuarit nga vetingu

1. Neni 257/a- Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënim deri në 3 vite burg

2. Neni 190- Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, dënim deri në 4 vite burg

3. Neni 186- Falsifikimi i dokumenteve, dënim deri në 3 vite burg

4. Neni 146- Mashtrimi në kredi, dënim deri në 7 vite burg/SOT


        
 
Next Post

VIDEO/ “Berisha ka lënë 2 testamente pas vdekjes”! Kreshnik Spahiu del me deklaratën e papritur dhe befason me ato që tregon: SHBA ia dogji karrierën e fëmijëve!

Koha do e tregoi, po i bien në qafë kot! Frrok Çupi i lë të gjithë pa fjalë me deklaratën e fortë që bën për Tom Doshin: E njoh nga afër si person!

Basha vazhdon ëndërron apo tall "gajden" me ata që e degjojnë: Rezultatit kanë qenë “shokuese dhe tronditëse! ”Ramën e përmbysim, beteja do të vazhdojë... duke humbur me krenari"

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In