• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Të patransmetuara nga media e Beogradit: Këto janë dy “shuplaka” të Macron ndaj serbëve!

July 17, 2019
in Aktualitet, Diaspora
        
 

Mediat e Prishtinës pretendojnë se një sërë deklaratash nga ana e presidentit francez Manuel Macron gjatë vizitës së tij në Beograd, nuk janë transmetuar nga media serbe. Një prej tyre është ajo që e cilëson Kosovën si shtet të pavarur e jo krahinë të Serbisë. “Kosova është shtet i pavarur e sovran me të cilin duhet gjetur mënyrë për t`u pajtuar Serbia. Ky proces është i pakthyeshëm. Kushtetuta e Serbisë që e përshkruan Kosovën si pjesë të saj, është joreale.

Ka shtete që nuk e duan pajtimin, por ato që synojnë Evropën duhet ta bëjnë këtë”, citohet të ketë thënë Macron.

Tjetra është leksioni që u ka dhënë Macron serbëve, që në fakt ka qenë një shuplakë për nacionalizimin e tyre të sëmurë.

“Krenaria e një kombi dhe e një populli nuk qëndron në konfliktin me fqinjët. Ajo qëndron në kapacitetin për të mbrojtur atë që është bazë e këtij sovraniteti, në një patriotizëm vërtet të flaktë, por jo në një nacionalizëm vdekjeprurës.

Është gjithmonë ky dallim në të cilin bazohem shumë, sepse Evropa e tëra është përballë me fryma të tilla të këqija. Unë besoj në patriotizëm, jam evropian dhe patriot.

Patriotizmi është dashuria e vendit, dashuria e vlerave të tij, atë që do ta nderojmë pas pak. Jam ashpërsisht patriot dhe thellësisht evropian.

Por nuk jam nacionalist, sepse nacionalizmi nuk është aq lidhje me vendin e vet, vlerat e historinë e tij, por urrejtje e tjetrit dhe e fqinjëve. Nacionalisti për mua është patrioti që s’ka më projekte. Kam të tillë në vendin tim, flas nga përvoja.

Prandaj të gjithë ata që ju thonë se projekti i vërtetë është urrejtja e fqinjit, është që asnjëherë të mos pajtohemi ose mos ta gjejmë kompromisin, dëgjojini me një vesh mosbesues”, ka thënë Macron.


        
 
Next Post

Bllokohet hoteli në pronësi të ish-deputetit të PD-së, Rama: Kushdo që shkel ligjin, le t’i bjerë lapsit!

Prokuroria "humb" dëshmitë e Moisi Habilaj dhe Nezar Seiti, Tahiri: Edhe një çerdhe është më e organizuar! Ato prova do më a.rrestonin

Manastirliu në Forumin Politik në OKB: Shqipëria e angazhuar për përmbushjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In