Në folklorin e Gjirokastrës një vend të veçantë zë edhe trashëgimia gojore e minoritetit etnik grek që jeton në Dropull. Ky minoritet mbart një pasuri folklorike shumë të pasur që po trashëgohet nga brezi në brez.
Në foklorin dropullit bëjnë pjesë këngët polifonike të sjella me mjeshtëri nga gratë e dropullit të sipërm
Përveç grupeve të grave dhe burrave, që i trashëgojnë dhe i këndojnë këto visare të muzikës folklorike greke ndër vite në Festivalin Foklorik Kombëtar, vitet e fundit mjaft të rinjtë dropullit janë bërë pjesë e këtyre grupeve.
Në skenën e Festivalit Foklorik, grupet e minoritetit janë ngjitur me artistë, virtuozë të këngës e valles të cilët kanë shpalosur tërë pasionin e shpirtit artist dhe vlerat e këtij folklori duke merituar vlerësimet e larta por mbi të gjitha duke marrë duartrokitjet e publikut.