Komisionerja europiane për kulturën, Mariya Gabriel iu bën apel institucioneve shqiptare për dialog konstruktiv përpara se të marrin një vendim të pakthyeshëm për Teatrin Kombëtar.
Në një postim në “Twitter”, zyrtarja e BE, Gabriel shkruan se ‘ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha institucionet përkatëse kombëtare që të përfshihen tani në një dialog konstruktiv me palët e trashëgimisë’.
“Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë #kulturore është i domosdoshëm përpara se të merrni një vendim të pakthyeshëm në #Nacional Theatre #Tirana.
Ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha institucionet përkatëse kombëtare që të përfshihen tani në një dialog konstruktiv me palët e trashëgimisë”, shkruan komisionerja e BE.