Nga Akil Ylli
Ne tregun mediatik, keto kohet e fundit jane shtuar zerat, qe na bejne me dije, se Lulashi paska ndryshuar dhe e meriton denjesish, te jete kryeministri i ri i Republikes se Re. Tobestakfurullah, ça do t’kete ba vaki se!?
Dakort qe media e jone eshte e mbushur me gjithçfare upiumonistesh, anal’istesh, po e marrim dhe si te pranushme, se keshtu e kane punet e politikes: Gjithmone do te kete dy pale kundershtare. Dakort edhe qe i bejne hyzmetin punes, dhe ndoshta ofiqeve, qe mund tu kene premtuar, kur te vine neser ne pushtet, dhe po e mbyllim njerin sy. Mirpo problemi nuk mbaron me kaq. Keta na kerkojne te mbyllim te dy syte dhe ta na e lene kopilin te dera!
Pa pike zori, pa asnjefare argumenti, “ka ndryshu Lulashi” thone. Po qysh kur mor!? Uuaaa, je ne vete ti mo! Po qysh na termeti e tehu, eshte bere shtetar a te keqen, figur! E ka thene edhe Rama, artist fare!-kerkojne te te bindin.
Per nder, kur lexon i ziu njeri kesoj blasfemish, per momentin, tronditet jo pak! Mezi pret ta perfundoje zhgarravinen, me shprese, qe leximi i fjalive te fundit, do ta shpetojne nga ankthi, kur te kuptoje qe behej fjale, per artikull satirik. Por jo a te keqen, nishan satire! Kur konsumon dhe fjalen e fundit te shkrimit, nga mosbesimi, mund te ndodhe, qe e humb toruan ne ate fare feje, saqe zgjat koken prapa ekranit te laptopit, se mos gjen rreshta te munguar.
Megjithse nuk eshte e lehte, ti zhdrivillosh keto tip zhgarravinash, sido qe te jete perfundimi, neqoftese mendoni qe ja kam fut kot, ju lutem, mos ma merrni per keq. Vallahi, njaq ma pret kungulli! Meshire o Zot, n’doren tande jam!
Si fillim, po ju them qe, keta soj gazeptaresh, nuk jane shakllbana, si puna e Qimit, Fevziut, Tur Bubazhelit, apo Nkolls. Veçoria e ketyre egzemplarve eshte, qe ja kpusin marrina, pa ju dridh qerpiku, me seriozitetin me te madh. Sa me serioz te tregohen, aq me t’madhe e lshojne marrin!
Gjithe aftesia krijuse politike e tyre, nese mund ta quajme te tille, nuk e kapercen as ate, te nje amviseje hileqare shtepie. Dihet ajo, qe ne familje tona, shpesh here ne raste gezimesh, akumuloheshin stoqe dhuratash, per shkak se e humbnin dobishmerine, ngaqe dilnin te teperta. Te mbushet shtepia, me service pjatash, pako llokumesh, dyzin me çorape, apo ku di une.
Mirpo amvisat, keto dhurata ne dukje pa vlere, dinin ti çfrytezonin me se miri, duke vene ne perdorim, teorin e riciklimit. Sapo rastiste, qe dikush nga miqte te kishte nje sebep, prej atyre qe nuk futen, ne kategorin e rendesis se veçante, at’here fap, fusnin ne pune djavolerin. Zgjidhnin nje nga stoqet, i shkundnin pluhurin, e ripaketonin bukur, per merak, dhe fishek, drejt e te Malua: Ta gezosh o Malo!
Kurse keta mendje shpuarit, nuk jane te zot te njehsohen, as me nivelin e amvisave. Edhe kur perpiqen te bejne nje riciklim, e bejne ate per dreq! Pa u skuq aspak, marrin Lulashin, i fusin nje te lame mire e mire, e shplajne, e paketojne, dhe pastaj vikasin me t’madhe: Sihariiiq! Sihariiiq! Ja ku e keni o shqiptare dhe liderin e ardheshem! Lulashin e ri fringo, te rikuperuar na rrenojat e termetit te nentori e ketej!
Por politika, s’funksionon me teorin e ricikilmit. Dhe po te jete ashtu, prap s’ta pranon kush Lulashin, si te ri fringo. Ai s’ka lindur ne nentor. Ai eshte servis i perdorun, laje sa te duash, i ka dale boja ka here. Ashte i plasun n’tana anet! Ba me shku per vizit kund, e me lane per dhurat nje te tille, mjere ti ça t’gjen, sa ta shohin se çfare u ke sjell. Duhet ta quash veten me fat, neqoftese kjo histori mbyllet, vetem me nje lume mallkimesh. Sepse po te qelloj amvisa inatçore, ooo, buu, buuja, t’vjen tek shpija, dhe ta perplas servisin surratit!
Njeri prej tyre, nje fare Arizaj, pasi e kishte nxjerre edhe ky Lulashin, nga hiri i nentorit, i kishte renditur nje çarçaf me keshilla, duke e mbajtur me gajret, se po te ndiqte ate manual, kesaj radhe, me bekimin e tij, do ti kishte te gjitha shanset, qe pas zgjedhjeve te ardheshme, Lulashit do ti zinte bytha vend, i rehatuar ne fronin e larte te kryeministrit. Veç aman, amanet direktivat e Arizajt!
Kurse nje tjeter, dhe ky i shquar per serioz i madh, nje fare Andoni, kishte shkuar edhe ma larg. Ky ishte me se i bindur, qe Koha dhe Fati, jane duke punuar per Lulash mavrin. Allah, Allah, serioz si ky, se gjen ne tere rruzullin!
Me pak fjale, e kishin lare e shperlare aq mire Lulashin, sa si kishen lene gjurme njolle gjekundi, te pakten nje grimce pluhuri, sa per shenje, qe nga 2005-a e deri ne nentorin e 2019-s. E kishin bere, naaa, pasqyre fare!
Eeee, po doemos qe keshtu do perfundojne punet, kur ato merren shume seriozisht, dhe nga serioze te lindur!