• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Tërbohet” deti: Humbin jetën dy pushues, u rrezikohet jeta 24 të tjerëve, mes tyre 9 çekë

July 28, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Dy pushues kanë humbur jetën dhe 24 të tjerë të shpëtuar nga policia dhe rojet bregdetare është bilanci i ndryshimit të papritur të kushteve atmosferike në vendin tonë. Pavarësisht se moti ka bërë që deti të jetë i trazuar dhe me dallgë të mëdha shumë pushues i janë drejtuar plazheve duke neglizhuar sinjalistikën e flamujve të kuq që ndalon hyrjen në ujë.

Konkretisht ditën e sotme një 33-vjeçar me iniciale B.M. ka ndërruar jetë tek Gjiri i Lalëzit. Ai ka qenë duke udhëtuar me motor uji dhe pasi është rrëzuar, është mbytur. Mësohet se në momentin e ngjarjes në këtë zonë plazhi nuk ka pasur roje bregdetare, ndërsa ai është dërguar në spital nga disa pushues të tjerë por nuk ka arritur të mbijetojë. Ndërsa në plazhin e Durrësit një pushuese 50-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ajo është futur në det për t’u larë, por nuk është ndjerë mirë. 50-vjeçarja është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Ndërkohë po sot, në plazhin e Velipojës janë arritur të shpëtohen 22 persona në disa aksione të ndërmarra nga policia dhe nga rojet bregdetare. Fillimisht janë shpëtuar një grup prej 5 personash nga Shkodra dhe nga Kosova të cilët rrezikuan të mbyteshin në grykëderdhjen e Vilunit në lagunën e Rrjollit. Në po të njëjtin vend janë shpëtuar edhe 9 turistë çek. Po kështu rojet bregdetare në plazhin e Velipojës kanë shpëtuar një grup prej 7 personash të cilët rrezikuan të merreshin nga dallgët dhe u rrezikua seriozisht jeta e tyre.

Më parë gjatë ditës së sotme po në Velipojë u shpëtua një 28-vjeçar nga Kosova. Vrojtuesi Eldi Hasani, ish portier i ekipeve zinxhir te akademise Vllaznia, ka shpëtuar turistin 28-vjeçar i cili e ka transportuar në breg duke i dhënë ndihmën e parë mjekësore deri sa më pas në vendngjarje ka mbërritur ndihma e specializuar mjekësore. Ndërsa një vajzë 9-vjeçare është shpëtuar nga rojet bregdetare në zonën afër Rrapit tek Uji i Ftohtë në Vlorë. Si pasojë e dallgëve edhe në plazhin e Sarandës është shpëtuar një person tjetër që rrezikoi mbytjen.

Nga ana tjetër për shkak të dallgëve të forta, ditën e sotme në portin e Vlorës, është pezulluar lundrimi i mjeteve me mbi 12 pasagjerë.


        
 
Next Post

Intervista e rrallë e Edi Ramës në vitin '94: E kam frikë vetminë! Sa më tepër kalon koha, bindem që kënaqësia gjendet tek gjërat e vogl

LISTA/ Të gjithë aktorët e Teatrit Kombëtar duan godinë të re me përjashtim të Naun Shundit, prishjen e duan ata që "ngrohen në diell"

Rama nga Salzburgu: Në Shqipëri kemi një jetë shumë të vështirë politike, s'biem dakord as për kohën

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In