Ambasada Amerikane në Tiranë ka kujtuar dy vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit 2019 që shkaktoi 51 viktima në Shqipëri.
Ambasada shkruan se SHBA ishte e nderuar t’i qëndronte pranë vendit tonë dhe duke dhënë ndihmën e saj gjatë kësaj kohe.
Postimi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë:
Dy vite më vonë ne kujtojmë mëngjesin ku një tërmet shkatërrimtar goditi Shqipërinë. Në këtë ditë kujtojmë 51 viktima dhe vlerësojmë qëndrueshmërinë e Shqipërisë përballë kësaj katastrofe. SHBA ishim të nderuar t’i qëndronim në krah miqve tanë shqiptarë duke dhënë ndihmën tonë.