Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bashke me Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca dhe disa ekspert po mbajnë një konferencë për shtyp për situatën që ndodhet vendi pas tërmetit shkatërrues që la shumë viktima, të lënduar dhe dëme të mëdha shkatërruese.
“Miku i mirë njihet në kohë të vështira. Shqipëria nuk është vetëm. Tërmeti ishte shkatërrues por do ia dalim që të ndërtojmë cdo banesë në Durrës dhe Thumanë. Na lëndojnë jetët e humbura. Duhet të kalojë shumë kohë përpara se plagët të shërohen.
Bëmë gjithçka për të ndihmuar për cilindo që kishte nevojë për ndihmë. Mes zisë edhe dhimbjes e vetmja gjë e bukur që të jep shpresë është solidariteti i jashtëzakonshëm që vërshoi nga shqiptarët dhe partnerët. Një ngjarje e tillë do të kishte qenë e vështirë të përballohej vetëm. Do të kishim pasur me shumë jetë të humbur pa 780 ekspertët që luftuan për shqiptarët, do të jenë në mirënjohjen dhe zemrat e shqiptarëve. 400 është numri i objekteve të vlerësuara deri tani. Shifrat flasin për përmasa apokaliptike të dëmtimeve.
Sfidë është rimëkëmbja, unë jam optimiste nga mesazhet, gatishmëria dhe ndihmat e vendeve të BE-së që nuk do të jemi vetëm në këtë sfidë” tha Xhaçka.