Vijon të rritet bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik, që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta, duke e çuar në 46 numrin e tragjedisë, 45 të shpëtuar dhe 750 të lënduar.
Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Franca, Kroacia dhe gjithë rajoni e Evropa vijojnë pa ndërprerë aksionet nën rrënojat e Durrësit dhe Thumanës.
Binjakët dhe Emilio nuk ia dolën dot/ Tre fëmijët e familjes Lala dhe nëna e tyre nxirren të pajetë nga rrënojat
Lala Durres
Shtohet tragjedia për familjen Lala në zonën e ish-Kënetës në Durrës, teksa nga kjo familje janë nxjerrë trupat e pajetë të tre personave.
Dy prej viktimave janë fëmijë binjakë, të quajtur Dionisi dhe Dionisa, djali 6 vjeç Emilio dhe nëna Marjeta.
\
Forcat greke kanë konfirmuar faktin se dy persona të pajetë rezultojnë se janë afër njëri-tjetrit. Ndërsa viktima i tretë është po ashtu një fëmijë. Kurse, më vonë u konfirmua se viktimë ka mbetur edhe nëna.
Kërkimet për familjen Lala, gjenden 3 trupa të pajetë në zonën e kënetës në Durrës
Vazhdon saga e grupeve të kërkim-shpëtimit në Durrës për gjetjen e të mbijetuarve apo viktimave të tjera të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e ish-kënetës janë gjendur tre trupa pa jetë. Nuk dihen ende emrat e viktimave që janë nxjerrë nga rrënojat. Bashkë me ta shkon në 45 numri total i viktimave.
Nxirret trupi i pajetë i një gruaje nga pallati 6-katësh në Durrës
Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë mbrëmjen e sotme nga rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, i cili u rrëzua pas tërmetit shkatërrues së 26 nëntorit.
Trupi i pajetë i përket një gruaje, ndërkohë nuk dihet nëse është Xhuljeta Gjonaj apo Nafie Rexhepi.
Ishin pikërisht forcat franceze ato që bënë të mundur nxjerrjen e trupit. Dy gratë ishin izoluar në katin e parë të pallatit, i cili ishte zhytur në tokë. Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 45, ndërkohë ka ende persona të zhdukur.