• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Thaçi dhe Bërnabiç kritikojnë qëndrimin e Gjermanisë për kufijtë

November 1, 2018
in Aktualitet, Diaspora
        
 

Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë të Mynihut, e cila po zhvillohet në Minsk të Bjellorusisë, së bashku me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, kanë kritikuar qëndrimin e Gjermanisë karshi çështjes së ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi.

Rreth kësaj ka reaguar ish-ambasadori i Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Wolfgang Ischinger.

Reagimi i tij ka ardhur si replikë ndaj një postimi që ka bërë kryeministrja serbe, Bërnabiq në Twitter, ku ka shkruar: “Mbetemi të dedikuar ndaj dialogut dhe gjetjes së një kompromisi dhe një marrëveshjeje të qëndrueshme afatgjate për Kosovën”, transmeton Telegrafi.

Ischinger përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se pozicioni i qeverisë gjermane është kritikuar nga Thaçi dhe Bërnabiç.

“Diskutime serioze dhe intensive rreth Kosovës dhe Serbisë. Pozicioni i Qeverisë Gjermane është kritikuar si negativ nga Thaçi dhe Bërnabiq”, ka shkruar Ischinger.

Rreth kritikave të presidentit Thaçi dhe Bërnabiqit ndaj Gjermanisë ka reaguar edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se ndalja e Thaçit është imperativ për mbijetesën e shtetit tonë.

“Thaçi kritikon #Gjermaninë për qëndrimin e saj të fuqishëm pro integritetit territorial të #Kosovës. Ndalja e këtij njeriu është imperativ për mbijetesën e Republikës sonë”,-ka shkruar Osmani.

Kundër kësaj ka dalë edhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu, i cili e ka quajtur Thaçin aleat të Serbisë.

“Ai momenti kur Gjermania na e mbronë fuqishëm shtetin dhe sovranitetin, e aleati kryesor i Serbisë (Presidenti i Kosovës) e kritikon atë. Ky njeri duhet të ndalet MENJËHERË!”, ka shkruar Sejdiu. /BW


        
 
Next Post

Zbuloi se princi përdorte helme luftarake: Ky është misteri i vrasjes së gazetarit saudit!

De Biazi u përgjigjet kritikëve të Strakoshës: Shihni Donarumën…

Rama: BSH, institucioni i vetëm që nuk është anatemuar

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In