Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit të Kosovës. Këtë vendim ai e ka marrë pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja.
Dorëheqja e Thaçit është shëndrruar në lajm kryesor edhe në mediat serbe. Shumica e portaleve kryesore në Serbi i kanë kushtuar vëmendje të madhe vendimit të tij.
“Thaçi është dorëzuar”, shkruan B92. “Hashim Thaçi i vetëm ka shkuar në selinë e Eulexit pas dhënies së dorëheqjes”, shtoi ajo.
“Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën kundër Hashim Thaçit, lajm i konfirmuar prej tij në një konferencë për media”, shkruan Alo.rs.
“Konfirmohet aktakuza: Thaçi ka ofruar dorëheqje dhe shkon në Hagë”, raporton Telegraf.rs.
Kurir.rs po ashtu ka përcjell konferencën për media nga Thaçi. “Hashim Thaçi personalisht e ka konfirmuar: Do të shkoj në Hagë dhe jap dorëheqje nga posti I presidentit”, shkroi Kurir.