Enver Dauti (1927-2012). Ishte një prej themeluesve të Estradës së Tiranës dhe Teatrit Kombëtar, mban titullin “Artisti i Merituar, Enver Dauti, lindi më 17 prill 1927 në Tiranë.
Qe në fillim u aktivizua si amator me grupet amatore teatrore të Tiranes, qysh në vitet e para të çlrimit. Duke parë aftësitë dhe talentin e tij si komik u tërhoq në Trupën e Estradës së Shtetit në vitin 1957, vit ku fillon zyrtarisht karriera e tij profesionale në skenë.
Ka punuar me ketë Estradë nga 1957 deri në vitin 1983 vit ku doli në pension, duke interpretuar shumë role nga shtresa të ndryshme sociale e periudha historike. Ai ka qenë një aktor i profilit të vairetesë, nga ku provoi në zhanre të ndryshme siç ishin skeçet, dialoge, parodi, pantonima, kuplete etj.
Enver Dauti kishte një humor spontan, pa sforcime duke përdorur dendur gjestin ekspresiv, theksimin e fjalës, apo fjalisë prej nga buronte humori i tij. Dauti ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për artin shqiptar, me një karrierë rreth 50 vjeçare ku ka realizuar mbi 400 karaktere në Estradë dhe dhjetëra role në Kinematografi.
Gjatë karrieres së tij artistike ka dhënë një kontribut në skenën e Estradës si aktor dhe prezantues, gjithashtu ka interpretuar dhe në disa filma, kryesisht mbahet mend për rolet si “Cirku në Fshat” (Kopi); “Lulëkuqe mbi mure” (Guzhinjeri); “Besa e kuqe” (Poçari) etj. Deputimin në film e ka në vitin 1964 tek “Toka jonë” në rolin e Bardhokut.
Megjithëse në pergjithësi ka performuar role dytësore, është dalluar për karakterin dhe shpirtin e tij si artist dhe njeri. Enver Dauti është nga jeta më 16 shkurt 2012 në moshën 85 vjeçare.
Ka luajtur në filmat: “Toka jonë” – (1964) Bardhoku; “Prita” – (1968) Xha Hakiu; “Odiseja e tifozëve” – (1972); “Shtigje të luftës” – (1974); “Kur hiqen maskat” – (1975); “Lulëkuqet mbi mure” – (1976); Kuzhinjeri (Xha Loni); “Ilegalët” – (1976) Babai i Xhevatit; “Cirku në fshat” – (1977) Kopi; “Njeriu me top” – (1977); “Nga mesi i errësirës” – (1978) Ministri i Brendshëm; “Koncert në vitin 1936” – (1978) Kozi; “Ne vinim nga lufta” – (1979) Sali; “Keshilltarët” – (1979) Përkëthyesi; “Qortimet e vjeshtës” – (1981) Drejtori; “Thesari” – (1981) Nënpunësi i bankës; “Besa e kuqe” – (1982) Poçari; “Zambakët e bardhë” – (1984) xha Sadiku; “Fejesa e Blertës” – (1984) Kozi; “Fushë e blertë, fushë e kuqe” – (1984) Babai i Petritit; “Tre veta kapërcejnë malin” – (1988) xha Murati; “Historiani dhe kameleonët” – (1989); Drejtori i burgut; “Kolonel Bunker” – (1998).