• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Tinka tregon momentet e mëdha: Ja si Dritëro Agolli më zgjodhi të luaja Nëna Pashkon!

December 25, 2021
in Nostalgji

Për të, ai ishte njeriu bujar, poeti i dashur, shkrimtari i mprehtë, vizatuesi i portreteve, por edhe “zyrtari” që zgjidhte problemet dhe i gjendej kujtdo që trokiste në derën e tij.

Aktorja e madhe Tinka Kurti kthehet pas në kohë dhe në librin me kujtime, “Ky është Dritëroi im”, kujton një nga bashkëpunimet e saj më të goditura me shkrimtarin, në interpretimin e rolit të Nënë Pashakos, në filmin “Yjet e netëve të gjata”. Kishte qenë Dritëroi që kishte këmbëngulur që të ishte ajo që duhej ta luante atë rol.

TË KUJTOSH DRITËROIN – Për Dritëro Agollin ruaj kujtime të rralla, ku zë vend ajo hapësirë e pamat dashurie njerëzore, që ai dinte të falte fare natyrshëm.

I pakrahasueshëm me tjetërkënd për bujarinë e shpirtit, për mbështetjen apo angazhimin për të marrë përsipër zgjidhjen e problemeve të vështira për këdo që trokiste dhe ia kërkonte.

I veçantë si njeri. I mrekullueshëm si shkrimtar. I papërsëritshëm si poet! Pas çdo takimi me të, më mrekullonte fjala dhe mendimi i tij e pasi ndahesha, përherë thosha me vete: “Atij, që i ka vënë emrin, me siguri i ka ardhur një shkëndijim hyjnor, e quajti Dritëro dhe dritë është sot e do të jetë tej kohërave”.

Ai sillte dritë mes miqve, mes njerëzve, kur punonte si gazetar, mes të rinjve në takime letrare, si dhe në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, E kush tjetër më bukur se ai, mund ta mbante Lidhjen e Shkrimtarëve pa xhelozi, pa egoizëm, pa prapaskena, por vetëm me dashuri për këdo?!

Nuk e harroj kur Dritëroi botoi një shkrim në gazetën “Drita” për familjen dhe jetën e Nënë Pashakos, shkrim, që bëri bujë për ngjarjet tragjike dhe karakterin e fortë të asaj gruaje.

Regjisori Viktor Gjika, sapo e lexoi, u nxit të realizonte një film me atë subjekt dhe unë, edhe pse isha vetëm 38 vjeç, u zgjodha të luaja rolin e saj, pra, të isha Nënë Pashako.

Ishte ndërhyrja e Dritëroit që të luaja në atë film, po ashtu, ishte ndërhyrja e tij që personazhet e filmit të mbanin emrat realë të asaj historie njerëzore.

Edhe pse sot, unë mbaj mjaft tituj dhe dekorime të shumta të fituara përgjatë një jete, titullin “Artiste e Popullit”, e kam me propozim të Dritëroit dhe ky është titulli më i lartë për mua, sepse për popullin tim kam interpretuar.

Next Post

Elvira Diamanti tregon me dhimbje situaten e filmave: “Na kanë anashkaluar, s’ka role më për ne”

Aktorja Rezana Çeliku tregon: “Më sabotuan në RTSH, një fëmijë pengu i jetës sime”

Fantazitë e "non grata" Sali Berisha nuk ndalen: Ka urdhër arresti nga jashtë vendit për Agaçin dhe Ahmetajn

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved