Kryeministri Rama ka ironizuar Monika Kryemadhin dhe Petrit Vasilin, pas një video të postuar prej tyre.
Ky reagim ka ardhur pasi Kryemadhi më herët, së bashku me Petrit Vasilin i drejoheshin kryeministrit duke i thënë se “kështu ikën për lesh pushteti, nuk i bën derman as tepsia as tigani etj..”.
” Do ta bëjnë pallaçinka” shprehej Monika në emër të shqiptarëve, ndërsa ” do t’i hyjmë me tepsi nga koka” ia priste Petrit Vasili duke qeshur. Monika Kryemadhi: Edi Rama do skuqesh në tigan nga tre milionë shqiptarë!
“Dini gjë ku bie ky pavioni”, shkruan Rama, ndërsa ka postuar videon e Kryemadhit dhe Vasilit?