• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tjetërsimi i pronave në Spille: Prokuroria urdhëron kthimin e tokës, shtetit

November 12, 2019
in Aktualitet, Kronike
        
 

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi dënimet për 9 zyrtarë lokalë në Kavajë të akuzuar për tjetërsim prone, prokuroria i kërkon Kadastrës të ekzekutojë vendimin për kthimin e 36 hektarëve në pronësi të shtetit.

Nga Elton Qyno

Gjykata e Apelit Durrës vendosi në fillim të nëntorit lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Kavajës për shpalljen fajtorë të 9 zyrtarëve lokalë, përfshi ish-kryeregjistruesin Seid Cikalleshi, për tjetërsimin përmes dokumenteve të falsifikuara të 36 hektarëve tokë në bregdetin e Spillesë. Vendimi i Apelit po ashtu lë në fuqi prishjen e akteve të regjistrimit të kësaj prone dhe kthimin e saj në pronësi të shtetit.

Dhjetë ditë pas këtij vendimi Prokuroria e Kavajës ka nxjerrë urdhërin e ekzekutimit të vendimit duke i kërkuar Agjencisë së Kadastrës Shtetërore të kryej veprimet në regjistrin e pronave. “Fshirja tërësore e regjistrimit të tyre në regjistrat përkatës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe kthimin e këtyre pasurive nga gjendja aktuale, në pasuri me pronarë shtetin”, thuhet në urdhërin për ekzekutim të prokurorisë.

Tjetërsimi i pronës në bregdetin e Spillesë nga i cili rezultoi të kishin përfituar edhe ish- drejtues lokalë, përfshi të afërm të ish kryebashkiakut Elvis Roshi, u hetua nga prokuroria e këtij qyteti. Hetimi u finalizua në nëntor 2017 me arrestimin e 11 personave. Urdhër-arrest u lëshua edhe ndaj shefit lokal të Hipotekës, Seid Cikalleshi. Hetimet zbuluan një skemë tjetërsimi, e cila kishte transferuar 36 ha prona publike në bregdet përmes shit-blerjeve të dyshimta.

Në prill të vitit 2019 Gjykata e Kavajës u vendosi se 9 nga 11 zyrtarët e arrestuar fillimisht ishin fajtorë për skemën e tjetërsimit të pronave në plazhin e Spillesë. Ish-kryeregjistruesi i Kavajës Seid Cikalleshi u dënua me 2.8 vjet burg për falsifikim dokumentesh si dhe me ndalim 2-vjeçar për ushtrimin e funksioneve publike. Dënime të ngjashme në aplikim të gjykimit të shkurtuar morën edhe 7 të pandehurit e tjerë, ndërkohë që dënimi për Aida Gjocin është konvertuar në punë të detyruar pranë ndërmarrjes komunale të Kavajës. Ky vendim u la në fuqi nga Gjykata e Apelit Durrës.

Falsifikimet e pronave në Kavajë janë vetëm një prej rasteve të hetuara vitet e fundit nga Prokuroria për abuzime masive me tokat publike. Prokuroria ka çuar në Gjykatë ose po heton çështje të ngjashme në Shkodër, Vlorë dhe Lezhë.

Dënimet e të pandehurve

Seid Cikalleshi, ish-kreu i ZVRPP Kavajë dënohet me 2.8 vjet burg

Andi Gjeçi, jurist në ZVRPP Kavajë dënohet me 2.4 vite burgim

Asim Arkaxhiu dënohet me 2 vjet burgim

Aldo Kila dënohet me 1.8 vite burgim

Ilir Kaja i njësisë administrative Kryevidh dënohet me 3 vjet burgim

Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave dënohet me 2 vjet burgim

Dritan Kazazi, ish-hartograf në ZVRPP dënohet me 2 vjet burgim

Nezir Leçini, ish-shef i Kadastrës dënohet me 2 vjet burgim

Aida Gjoci, 8 muaj burgim konvertuar në 120 orë punë të detyruar


        
 
Next Post

Raporti i DSIK: Partnerja e Alibeajt është përfshirë në veprimtari korruptive

“Nuk e di ku është babi”: Historia tronditëse e 10-vjeçarit shqiptar në Siri, i cili endet prej 7 vitesh nëpër kampe (Video)

Shkon në tualet, 10 min më vonë modelja pëson tronditjen e jetës (Foto)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In