Tre artistët dhe 500 aktivistë partish u ngritën ditën e djeshme në protestë për prishjen e Teatrit Kombëtar. Rreth orës të mbështetur nga opozita jashtëparlamentare u grumbulluan para sheshit të Ministrisë së Brendshme, ku ishte instaluar një podium i thjeshtë ku disa nga artistët e njohur mbajtën fjalimet e tyre.
Ajo që u vu re nga protesta e djeshme ishte se aktorët përjashtuan nga foltorja përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe nuk i lejuan të mbanin asnjë fjalim. Tubimi nisi me ovacione kundër Lulzim Bashës, të cilët mund të ishin përfaqësuesit e Vetëvendosjes në Tiranë, të cilët kundërshtuan me gishtin poshtë ardhjen e liderit demokrat në protestë. Në drejtim të tij u hodh edhe një shishe, por personat që ishin pranë tij ndërhynë duke mos e lejuar që ta kapë. Por si në çdo tubim, edhe dje nuk munguan incidentet mes protestuesve, ku janë hedhur shashka. Ka qenë regjisori Edmond Budina ai i cili u ka bërë thirrje protestuesve që të ndalojnë provokimet, pasi kjo protestë është kryefjalë, janë vlerat kulturore.
“Mbani qetësi, se jemi për të treguar vlerat tona, nuk jemi këtu kundër policisë dhe për të ushtruar dhunë, ndaloni provokimet urgjent. Nuk kemi interes për policinë, por zgjimi i vlerave të qytetarisë, që ju të çlironi energjitë pozitive”, tha Budina. Më tej regjisori ka bërë thirrje për mosbindje civile në çdo qytet, teksa u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes pasi në protestë ka dhe sabotatorë. Budina kërkoi nga presidenti Ilir Meta që të shpërndajë Parlamentin, si dhe ka kërkuar largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Do rrimë edhe 200 vjet për të mbrojtur pronën publike. Një nga personalitet më të mëdha të arkitekturës italiane më tha që shembja është bërë nga një grup mafiozësh, por ata nuk mund ta shembin kulturën. Për të ruajtur simbolikën. Na kanë futur edhe sabotator. Mos e lejojnë këtë dhunë që veprojnë në këtë mënyrë. Nuk ka rëndësi se çfarë po ndodh atje, këtu janë të gjithë njerëzit që e duan Shqipërinë dhe kulturën e tyre, ata që provokojnë duan të na përçajnë. Çdo politikan në çdo lloj krahu është i mirëpritur, jo përçarje, jo dhunë.
Ne kemi nevojë për zhvillim, duhet të bëjmë një mosbindje civile kudo, të gjithë bashkë. Në Elbasan i bllokuan qytetarët të vijnë, në çdo qytet të protestojnë, nuk na ndalojnë ne që t’i përgjigjemi për të mirën e vendit, është histori shpirti dhe jo përfitim. Presidenti të kërkojë shpërndarjen e Parlamentit. Të largohet menjëherë kryetari i bashkisë, ai është kriminel sepse krimi kundrejt kulturës është një nga krimet më të mëdha të njerëzimit”, tha Budina.