Kryeministri Edi Rama ka ndarë pak çaste më parë në rrjetet sociale një foto të ëmbël të dy vogëlushëve që kanë ardhur dje në jetë. Rama shkruan se ata janë simboli i triumfit të jetës në këtë kohë pandemie që po përjetojmë.
Mirëpo pavarësisht pandemisë, për çdo bebe të ardhur në jetë është dhënë normalisht bonusi i parashikuar.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje të triumfit të jetës ju uroj një ditë të mbarë
#FAKT
77,692 familje që janë gëzuar me fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes për çdo të porsalindur, nga Janari 2019.
Me programin tonë universal, kemi mbështetur familjet me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë , pavarësisht se ku kanë zgjedhur t’i sjellin në jetë fëmijët, në Shqipëri apo jashtë vendit, duke i regjistruar në vendin amë
#ShqipëriaeArdhmjaJonë