• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, November 6, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Tronditje në politikën gjermane, zëvendëskryeministri i Bavarisë gjendet i vdekur në një hotel në Berlin

05/11/2026
in Bota
        
 

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë së Bavarisë, Hubert Aiwanger, është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Berlin, të mërkurën. Policia gjermane ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e vdekjes së politikanit 55-vjeçar.

Sipas një deklarate të policisë, Aiwanger u gjet pa shenja jete në dhomën e tij të hotelit, në lagjen Berlin-Mitte. Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe për të përjashtuar mundësinë e përfshirjes së një pale të tretë.

Aiwanger, i cili drejtonte partinë populiste Votuesit e Lirë dhe mbante gjithashtu postin e ministrit të Ekonomisë në Bavari, ndodhej në kryeqytetin gjerman për inaugurimin e një zyre të re të partisë së tij. Megjithatë, ai nuk mori pjesë në aktivitet, pasi nuk ishte ndier mirë, raportoi gazeta gjermane Bild. Trupi i tij u gjet më vonë në hotel.

Kryeministri i Bavarisë, Markus Soder, e cilësoi vdekjen e tij si një “tragjedi absolute”.

“Jemi të gjithë thellësisht të tronditur. Mendimet tona tani janë para së gjithash me familjen dhe fëmijët e tij”, deklaroi Söder.

Partia Votuesit e Lirë ishte partnere e vogël në qeverinë rajonale të Bavarisë, të drejtuar nga Unioni Kristian Social (CSU) i Soderit.

Aiwanger drejtonte degën bavareze të Votuesve të Lirë që prej vitit 2006. Nën udhëheqjen e tij, partia hyri për herë të parë në qeverinë e landit në vitin 2018, por nuk arriti të fitonte mjaftueshëm vende për t’u përfaqësuar në parlamentin federal të Gjermanisë.

Karriera e tij politike u shoqërua edhe me polemika. Në vitin 2023, ai u përball me reagime të forta pas raportimeve se, kur ishte 17 vjeç dhe nxënës shkolle, kishte shkruar një pamflet antisemitik, në të cilin kampi i Aushvicit përshkruhej si një “lagje argëtimi”.

Aiwanger mohoi se ishte autori i pamfletit, megjithëse pranoi se kishte pasur një ose disa kopje të tij në çantën e shkollës. Ai kërkoi falje për këtë çështje, por refuzoi të jepte dorëheqjen.

Politikani 55-vjeçar kishte dy fëmijë dhe jetonte me partneren e tij.

Erste Bilder vom Hotel Neuer Fritz in Berlin, wo Hubert Aiwanger tot aufgefunden worden sein soll. Mehr Bildmaterial ab sofort über den Bilderdienst der dts Nachrichtenagentur. https://t.co/uF0kl2f1XK

— dts Nachrichtenagentur (@dts_nachrichten) November 4, 2026
Der plötzliche Tod von Hubert Aiwanger ist eine absolute Tragödie. Wir sind alle zutiefst geschockt. Unsere Gedanken sind nun zuerst bei seiner Familie und seinen Kindern. Wir trauern mit ihnen und beten für sie.

— Markus Söder (@Markus_Soeder) November 4, 2026
Eine sehr traurige Nachricht: Der stellvertretende Ministerpräsident Bayerns und Bundesvorsitzende der Freien Wähler, Hubert Aiwanger, verstarb heute in Berlin. Meine Gedanken sind in diesen schweren Stunden bei den Angehörigen und Freunden Aiwangers. https://t.co/cKWmIUvDaT

— Alice Weidel (@Alice_Weidel) November 4, 2026


        
 
Next Post

Gary Kokalari i shkruan Sekretarit të Shtetit Rubio: SHBA duhet të hetojë si Berisha dhe Mediu ndikuan te ligjvënësit amerikanë

Duar të regjimit iranian në bulevard, kemi fakte! Rama: Dorëheqja ime nuk imponohet nga rruga! Shanin e kërcënonin, por nuk dëgjova asnjë ide për Shqipërinë!

"Tri grupe janë kthyer me kërcënime që të mos takoheshin me mua”! Rama "studentëve" të çdo moshe: Ju pres nesër, harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë, do merrni përgjigjie penalisht dhe administrativisht

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved