• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Trump mbush 80 vjeç sot, gara e yjeve të arteve marciale në oborrin e Shtëpisë së Bardhë për festën e ditëlindjes

June 14, 2026
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Sot, Presidenti i SHBA-së Donald Trump mbush 80 vjeç dhe për të festuar, në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë do të mbahet Kampionati Ultimate Fighting, një garë artesh marciale të përziera me 14 yje që do të garojnë në një arenë me 4,000 vende. Eventi prej 60 milionë dollarësh është i lidhur me festimet për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së dhe është sulmuar ashpër nga kritikët që kanë drejtuar gishtin nga kriza e rëndë ekonomike e shkaktuar nga konflikti me Iranin.

Ekrane gjigante janë vendosur në National Mall, ku pritet të mblidhen mbi 125,000 tifozë. Trump ishte i njohur për bezdinë e tij të përgjithshme ndaj ditëlindjeve edhe para se të bëhej presidenti më i vjetër në detyrë në historinë amerikane.

Në vitin 2021, ish-gruaja e tij, Ivana Trump, rrëfeu se ai në fakt “i urren” ditëlindjet. Pavarësisht kësaj, presidenti është bërë gjithashtu popullor për festimet e tij luksoze, si brenda ashtu edhe jashtë Shtëpisë së Bardhë. Një rivale e madhështisë së një ndeshjeje të arteve marciale të përziera në Shtëpinë e Bardhë, ishte parada ushtarake e organizuar nga administrata Trump që mbushi qendrën e Uashingtonit vitin e kaluar.

Ideja lindi dy vjet më parë kur Trump mori pjesë në një event të UFC në Madison Square Garden. Manjati u prit me duartrokitje dhe brohoritje “USA USA!” dhe ajo natë e bindi atë të organizonte një event të ngjashëm në Shtëpinë e Bardhë. Eventi do të shohë luftëtarët të përballen në një ring të ngritur brenda një tetëkëndëshi gjigant.

Gara për ftesa ka filluar prej javësh. Do të shiten të gjitha, ka deklaruar administrata amerikane. Ata që vijnë vonë po ftohen të provojnë fatin e tyre në faqen online Tickemaster, por me pak shpresë. Përfshirja e organizatës UFC, e udhëhequr nga shoqja e Trump, Dana White, nënvizon dëshirën e presidentit për të forcuar markën e tij personale dhe ndikimin e tij në bazën rinore të MAGA-s.

Programi i sotëm përfshin gjithashtu një ceremoni private të rezervuar për elitën e lëvizjes Trump. Ekziston rreziku i motit të keq dhe një infektimi të mundshëm nga mushkonjat, por në fund të fundit, Trump dhe stafi i tij shpresojnë që shfaqja, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në TV dhe në rrjetet sociale, do të galvanizojë të rinjtë amerikanë, ata që votuan për manjatin dhe e dërguan për here të dytë, në Shtëpinë e Bardhë.


        
 
Next Post

Drejt degradimit apo daljes së fytyrës së vërtetë të organizatorëve?! Dikush po mbledh karta identiteti për një peticion të jashtëligjshëm, tensione në protestë! Sot të pranishëm persona të maskuar...

Amnistia Penale, kush përfiton: Fokusi te gratë dhe të miturit, ja kush përjashtohet

Për 16 vite fluturoi me licencë të falsifikuar, arrestohet piloti

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In