• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Trump: Negociatat kanë nisur, mundësia e fundit për Iranin! Teherani mohon deklaratat e presidentit! Goditet anija tregtare në Hormuz

04/08/2026
in Bota
        
 

Sinjalet kontradiktore nga Shtetet e Bashkuara dhe Irani mbi statusin e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës pesëmujore mes tyre kanë rritur pasigurinë.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të hënën se bisedimet ishin duke u zhvilluar, duke paralajmëruar se kjo ishte “mundësia e fundit” për Teheranin që të nënshkruante një marrëveshje të favorshme. Megjithatë, Irani mohoi se po zhvilloheshin ose ishin planifikuar negociata.

“Ato janë duke u zhvilluar pikërisht tani”, u tha Trump gazetarëve gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale, kur u pyet për negociatat. Ai shtoi se palët po bisedonin me kërkesë të Iranit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit dhe vendeve të tjera. “Kjo është mundësia e fundit për Iranin që të nënshkruajë një marrëveshje të mirë”, tha presidenti amerikan.

Por ndryshe u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, që deklaroi se nuk po zhvilloheshin negociata me Shtetet e Bashkuara dhe se nuk ishte planifikuar asnjë takim.

“Negociatat tona janë me Omanin. Jemi të përqendruar në arritjen e një marrëveshjeje për një rrugë që garanton sigurinë e trafikut detar përmes Ngushticës së Hormuzit. Bëhet fjalë për negociata dypalëshe mes dy shteteve bregdetare. Të tjerët mund të luajnë një rol konstruktiv ose shkatërrues në këtë proces, por çështja i përket Iranit dhe Omanit. Duhet të vendoset se çfarë do të ndodhë më pas”, tha ai duke shtuar se negociatat me SHBA-të do të shqyrtohen në fazat e mëvonshme.

Por, Trump pretendoi se iranianët i janë lutur të ndalojë sulmet dhe të arrihet një marrëveshje.

“Ata telefonuan dhe thanë: ‘Ju lutemi, mos sulmoni. Ne do të arrijmë një marrëveshje.’ Kjo është e vërteta dhe të gjithë e dinë”, tha ai në Zyrën Ovale.

Nga ana tjetër, Irani ka shprehur gatishmërinë për rezistencë. Ministri i Ekonomisë tha se vendi mund të rezistojë të paktën 2 vjet.

Ali Madanizadeh tha se Irani ka një plan reagimi për “çdo komplot të kurdisur nga armiku”, duke shtuar se ata që kanë deklaruar se duan ta shkatërrojnë vendin përmes mjeteve ekonomike “do ta marrin atë dëshirë me vete në varr”.

Në Hormuz, tensionet vijojnë. Një anije mallrash njoftoi se ishte goditur nga një predhë në brigjet e Omanit, por nuk dihet se nga cili vend ka ardhur sulmi.


        
 
Next Post

Infantino kërkon ndihmën e Trump, formohet aleanca që do të paralizonte FIFA-n! Mocion mosbesimi dhe turne paralelë

VIDEO/ Gjesti i Putin habit spektatorët, presidenti rus luan me top në skenë

Gjykata Kushtetues rriti pagat vetes dhe atyre që e kanë bërë llum drejtësinë! Kuvendi nuk përcaktoi formulën! Magjistrat: Nga 1 gushti, hyn në fuqi paga e rritur

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved