Pas reagimit të fortë të kryeministrit Edi Rama ndaj mediave për mënyrën e raportimit mbi tërmetin, një reagim tjetër i fortë ka ardhur nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.
Ai u bën thirrje përfaqësuesve të medias në Lezhë të mos përhapin panik dhe lajme të rreme.
“Jeni duke intervistuar persona që nuk kanë dëmtime në banesa, por janë çuar peshë të përfitojnë në mënyrë abuzive. Edhe njëherë ju bëj me dije që të gjithë banesat që janë verifikuar si të pabanueshme dhe familjet e tyre janë akomoduar dhe trajtuar me ushqime. Turp për këdo që ndërton lajme të paqena. Ne do të procedojmë penalisht ata që abuzojnë me lajme të rreme, kushdoqoftë”, shkruan Pjerin Ndreu në rrjetet sociale.