Gjekmarkaj tha se sot duhet që të gjithë të jemi kundër Edi Ramës, pasi është krye-keqbërës i Shqipërisë. Në lidhje me numërimin e votave, deputeti Murrizi tha se duhet futur sistemi elektronik.
Agron Gjekmarkaj: Unë mendoj se sot vetëm një problem ka Shqipëria. Mendoj se dhe ju zoti Murrizi do të ishte mirë të ishit me opozitën e bashkuar. Shqipëria ka një problem dhe është Edi Rama. Duke i bërë opozitë opozitës, ia zgjasim pushtetin Edi Ramës. Edhe SPAK duket se ka lindur i vdekur, sepse nuk po vepron. Damiani është njeriu që ka qenë personi që u kap në përgjimet e Shijakut dhe të Dibrës dhe është aty.
Skënder Minxhozi: Ti zoti Murrizi ke hedhur gur mbi Ramën dhe papritur thua se hajd se po bëjmë një kompromis bashkë.
Agron Gjekmarkaj: Nuk është fajtor Lulzim Basha se Damian Gjinkuri del aty në përgjime për blerje votash dhe na e zgjedh aty. E zgjedh sepse provokon. Jemi katandisur si mos më keq.
Myslim Murrizi: Unë jam për votim elektronik dhe është e drejtë. Mos t’a kapë njeriu me dorë fare dhe duhet që t’i numërojë makineria.
Agron Gjekmarkaj: Si mund të bëhet numërimi online kur në Vermosh e Konispol nuk ka internet dhe mund ta ndërpresin dhe internetin.