• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Nostalgji

U dashuruan që në bankat e shkollës: Historia prekëse e Diogo Jota-s me vajzën që u martua 12 ditë para aksidentit tragjik

July 4, 2025
in Nostalgji
        
 

Vetëm 12 ditë më parë, Diogo Jota dhe Rute Cardoso përjetuan atë që e quanin “ëndrra e bërë realitet”. Pas më shumë se një dekade dashuri, ata thanë “po” në qytetin e tyre të lindjes, Porto, duke kurorëzuar një histori që kishte nisur që në bankat e shkollës së mesme.

Ishte një ditë e paharrueshme, e mbushur me buzëqeshje, shpresë dhe plane për të ardhmen. Sot, e sapomartuara 28-vjeçare, përballet me një realitet që askush nuk mund ta kishte imagjinuar: një jetë pa dashurinë e saj të fëmijërisë, me tre fëmijët e tyre të vegjël në krahë.

E enjtja fatale i mori jetën Diogos dhe vëllait të tij, André Silva. Lamborghini me të cilin po udhëtonin doli nga rruga në provincën e Zamorës dhe shpërtheu në flakë, duke shuar në çast dy jetë të reja e plot ëndrra. Fotot e dasmës së tyre janë ende të freskëta, kujtime të një fillimi që u kthye tragjikisht në fund.

Historia e Diogo dhe Rutes ishte një rrugëtim i vërtetë bashkëjetese, mbështetjeje dhe dashurie. Ata u njohën si adoleshentë në shkollën e mesme në Porto dhe nisën të dilnin në tetor 2012.

Që atëherë, Rute ishte në çdo hap pranë Diogo; kur debutoi në ekipin e parë të Pacos de Ferreira në moshën 18 vjeç, kur nënshkroi për Atletico Madridin në moshën 20 vjeç, kur eci përpara në karrierën e tij, gjithnjë me ëndrrat e përbashkëta.

Në vitin 2020, jeta e tyre mori një kthesë të re. Vetëm një muaj para se Diogo të bashkohej me Liverpool-in, ata ndanë lajmin se prisnin fëmijën e parë. Në shkurt 2021 erdhi në jetë Dinis, djali i tyre. Pak vite më vonë, në mars 2023, familja u zgjerua me një tjetër djalë, Duarte. Në nëntor 2024, lumturia e tyre u plotësua me ardhjen në jetë të vajzës.

Rute shpesh ndante me ndjekësit në rrjetet sociale momente nga jeta e tyre: brohoritjet në stadium për Diogon, lumturinë e vogëlushëve, përditshmërinë e një familjeje që dukej e bekuar. Kurorëzimi i kësaj dashurie erdhi më 22 qershor 2025, në një ceremoni që Diogo e përshkroi si “një ditë që nuk do ta harrojmë kurrë”.

Por sot, kujtimet janë gjithçka që mbetet. Një histori dashurie e rrallë, e cila, edhe pse e ndërprerë tragjkisht dhe dhimbshëm, do të jetojë përgjithmonë në zemrat e atyre që e njohën. Një dashuri e pastër, e vërtetë, që as koha, as humbja nuk do të mund ta fshijnë.


        
 
Next Post

"Bankers", kronologjia e një bastisjeje të paralajmëruar

A do t’a rrëzojë Gjykata e Lartë "thertoren greke" ndaj Veliajt?! Disa melodi të Ols "violinës" dhe rreziku i rrokullisjes së SPAK-ut: Kuvendi gati të ndërhyjë nëse paraburgimi arbitrar nuk ndalet!

SPAK intrigë për kreun e ri të KPK! Dosja qesharake për Jonaid Myzyrin dhe pezullimi pa kompetenca, kur Rama propozoi Myzyrin për një tjetër mandat

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In