Kirurgu i QSUT Enton Bollano, i cili rezultoi para disa ditësh i infektuar me koronavirus, është dërguar për mjekim të specializuar në Turqi.
Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe është nisur për kurim të specializuar në Turqi.
Më herët kirurgu Bollano pasi u konfirmua pozitiv u vetëkarantinua dhe ishte në gjendje të qendrueshme, por mesa duket është përkeqësuar së fundmi.
Në 24 orë janë kryer 1954 testime, nga të cilat 489 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa dje ishin 421.
Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nga Covid-19 kanë ndërruar jetën 6 qytetarë, duke e çuar në 549 numrin e përgjithshëm të viktimave, që nga fillimi i pandemisë.